COVID-19, Shkon në 55 numri i të prekurve Në Shqipëri

COVID-19, Shkon në 55 numri i të prekurve Në Shqipëri


 4 persona të prekur nga koronavirusi janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të personave të identifikuar në 55.Informacioni u bë publik, të martën paradite, në komunikimin e përditshëm të Institutit të Shëndetit Publik.

Personat e sëmurë gjenden në këto qytete:

— Në Tiranë: 38 persona;

— Në Durrës: 5 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;

— Në Fier: 6 persona;

— Në Lushnje: 2 persona;

— Në Elbasan: 2 persona;

— Në Rrogozhinë: 2 persona.

Prej tyre, 25 janë të shtruar në Spitalin Infektiv të QSUT-së—tre prej të shtruarve janë në terapi intensive, mes të cilëve një 66-vjeçar nga Lushnja që ndodhet në gjendje më kritike.

Sot janë sjellë me urgjencë në Tiranë 2 persona të prekur, babë e bijë nga Fieri, të cilët ishin në karantinë në banesën e tyre, pasi gjendja e tyre është rënduar.

Të sëmurët e tjerë të shtruar janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Personat e tjerë të infektuar janë në gjendje të mirë shëndetësore, të izoluar në banesat e tyre.

Tetë prej të prekurve janë personel mjekësor.

Personeli mjekësor është në gjendje të mirë shëndetësore, pa simptoma dhe i vetëkarantinuar. Spitali Shefqet Ndroqi do të vihet në dispozicion të të prekurve me COVID-19, për të lehtësuar fluksin në QSUT. 2200 vullnetarë do t’u bashkohen peronelit mjekësor aktual, në trajtimin e rasteve të prekura me virusin Corona.

Është e rendësishme të ruhet distancimi social, higjiena dhe përgjegjshmëria vetjake. Vetëm duke qëndruar në shtëpi mund t’ia dalim duke thyer zinxhirin e të infektuarve, u tha në komunikimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0