6 pacientë me koronavirus janë identifikuar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 795. Nga këta, vetëm një rast është regjistruar në Tiranë, ndërsa rastet e tjera i përkasin Krujës dhe Kurbinit.
67 përqind e të infektuarve janë shëruar, duke e çuar totalin në 531.
Pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.
Gentiana Qirjako, nga ISHP, bëri me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 197 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 8866 persona, prej të cilëve janë:
– 795 të infektuar,
– 31 viktima;
– 531 të shëruar,
– 233 të infektuar aktivë;
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:
Krujë 91 pacientë;
Tiranë 90 pacientë;
Kurbin 20 pacientë;
Shkodër 17 pacientë;
Kukës 5 pacientë;
Elbasan 2 pacientë;
Mirditë 2 pacientë;
Berat 2 pacientë;
Korçë 1 pacient;
Lezhë 1 pacient;
Lushnje 1 pacient;
Mat 1 pacient;
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto