COVID-19, Konfirmohen 10 pacientë të infektuar në 24 orët e fundit

COVID-19, Konfirmohen 10 pacientë të infektuar në 24 orët e fundit


10 pacientë me koronavirus janë identifikuar 24 orët e fundit, prej të cilëve 3 janë në Tiranë, 3 në Krujë, 2 në Kamëz dhe 2 në Shkodër.

72 përqind e të infektuarve ose 605 prej tyre janë shëruar.

Rovena Daja, nga ISHP bëri me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 275 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 9806 persona, prej të cilëve janë:

– 842 të infektuar,

– 31 viktima;

–  605 të shëruar,

–  206 të infektuar aktivë;

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë, ku vetëm 7 janë në terapi intensive.

Lexoni: Kategoritë e automjeteve, që nuk do të paguajnë taksën vjetore

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0