COVID-19, 15 raste të reja, zgjerohet harta e personave të prekur

COVID-19, 15 raste të reja, zgjerohet harta e personave të prekur


15 raste të reja me koronavirus janë identifikuar në 24 orët e fundit në vend, si dhe janë shëruar 7 persona, ndër ta, dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 212 persona. Prej tyre, 10 persona kanë humbur jetën, 76 persona janë të shtruar në spital, 6 prej tyre janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë në frymëmarrje të drejtuar.

Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1436 persona.

Në informimin e përditshëm, të dielën paradite, zv/ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli njoftoi se harta e personave të prekurve është zgjeruar gjatë 24 orëve të fundit në Mirditë me një person të prekur:

— Në Tiranë: 121 persona;

— Në Durrës: 12 persona;

— Në Fier:  22 persona;

— Në Lushnje: 4 persona;

— Në Elbasan:  5 persona;

— Në Rrogozhinë:  2 persona;

— Në Kavajë: 4 persona;

— Në Korçë: 12 persona;

— Në Vlorë: 5 persona;

— Në Shkodër: 5 person;

— Në Lezhë: 5 person;

— Në Has: 2 persona;

— Në Berat: 1 person.

— Në Krujë: 5 person;

— Në Tropojë: 3 persona;

— Në Pukë: 3 persona;

— Në Mirditë: 1 person.

Lexoni: Ja kriteret dhe mënyra e aplikimit për përfitimin e pagës

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0