Coronavirus, mbyllen institucionet arsimore, tubime, konferencat e aktivitetet deri me 3 prill - Business Magazine Albania

Coronavirus, mbyllen institucionet arsimore, tubime, konferencat e aktivitetet deri me 3 prill


Tashmë kur në spitalet tona po trajtohen dy të sëmurët e parë me Coronavirus, u zhvillua mbledhja e parë e jashtëzakonshme e qeverisë.

Kryeministri deklaroi mbylljen e institucioneve arsimore publike e private të paktën për dy javë, ndërsa ftoi qytetarët për kujdes ndaj higjienës. Deri në 3 prill pezullohen gjithashtu edhe aktivitete publike, konferenca, tubime, organizime.

Lexo: ISHP-ja jep këto këshilla për familjarët e të prekurve me Koronavirus

“Në këtë situatë, si edhe në situata të tjera kur shoqëria dhe shteti përballen me një gjendje jo të zakonshme, thelbësore është vetëpërmbajtja dhe ruajtja e qetësisë dhe ndjekja e një burimi të certifikuar zyrtar, si dhe zbatimi në nivel individual i atyre orientimeve që burojnë nga nevoja për të kontribuuar për veten dhe për tjerët”, tha Kryeministri Edi Rama. Ai theksoi se, është vendosur në dispozicion të situatës së emergjencës një fond tjetër prej 400 milionë lekësh, sipas kërkesave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Është me shumë rëndësi të theksoj se kemi gjetur jo vetëm mirëkuptimin, por edhe angazhimin maksimal të personelit mjekësor dhe ajo që është për t’u vënë me nënvizim është se e gjithë struktura e personelit shëndetësor, që është parashikuar për t’u futur në dispozicion të kësaj përballjeje, është e mirëorganizuar, e mirëinformuar dhe është e mirëangazhuar.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ftuar qytetarët dhe mediat për një pakt me ta që të ndjekin rregullat nga institucionet.

“Kërkohet më shumë se kurrë një pakt me qytetarët dhe mediat për të ndihmuar në sjelljet korrekte pasi vetëm to, ndjekja e rregullave nga institucionet do të na ndihmojë të evitojmë përhapjen e virusit. Të dëgjojmë me shumë kujdes udhëzimet nga institucionet përkatëse dhë të shmangim kontaktet e shmangshme për të kufizuar shpërndarjen e këtij virusi. është çelësi për ta fituar këtë sfidë. Duhet të shohim dhe mbrapa. Shqipëria i ka kaluar këto sfida si SARS, MERS. Duhet të besojmë tek profesionistët, mjekët.”- tha Manastirliu.

Ja cilat janë vendimet e para:

1- Mbyllja e aktiviteteve publike apo jopublike, grumbullimet, konferencat, koncerte, tubime, dëgjesa publike deri më 3 prill
2- Vetëkarantinim i detyruara për qytetarët që vijnë nga nga ”zonat e kuqe” të vendeve të prekura

3- Strukturat shëndetësore do të mbështesin të gjithë personat e identifikuar që kanë hyrë
4- Moszbatimi i urdhërit është i dënueshëm të ligjit për parandalimin e sëmnduejve infektivve
5- Ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore ndalohet, do të kryhen me autorizim
6- Kufizimin e lëvizjes së shoqëruesve dhe familjarëve për pacientët, në spital ndalohet hyrja e familjarëve apo shoqëruesve. Me përjaashtim kur kërkohet nga mjekët apo Drejtoria e Spitaleve. Ftojmë qytetarët të zbatojnë rregullin.

Lexo: Kina vendos në përdorim “mjekët robotë” për të trajtuar koronavirusin

7- 400 milion lekë të cilat vjnë për mbështetjen e sistemit shëndetësor në kuadër të masave paraprake për parandalimin e koronavirusit do të shkojnë për fuqizimin e flotës së aparaturave dhe rritjen e stokut të mjeteve mbrojtëse personale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0