Code For Albania hap thirrjet për aplikime

Code For Albania hap thirrjet për aplikime

Code For Albania

A e kishe menduar ndonjëherë se mund të ishe një nga programuesit më të talentuar të së ardhmes?
Regjistrimet për vitin e ri të programit Code For Albania fillojnë tani. Mundësi unike për të gjithë nxënësit që po mbarojnë klasën e 9-të në të gjithë Shqipërinë. Nxënësit e klasës së 10-të në gjimnazet profesionale, 4-vjecare gjithashtu mund të regjistrohen.

500 vende të lira për vajzat dhe djemtë shqiptarë, për të mësuar kodim dhe design thinking me instruktorë nga Silicon Valley, Boston Area, New York, por dhe Tirana.
Por jo çdo gjë vjen falas, në fakt është falas, por duhet shumë shumë pasion dhe punë për t’ja dalë, sepse në fund të vitit do mbeten vetëm 30 kampionë, që do vazhdojnë kampin veror në 2021.

Kjo sfidë nuk blihet me Lekë, as Euro dhe Dollarë. Kjo është sfida për më të mirët! Kjo është një lëvizje!
A je në klasë të nëntë? A e ke pasion teknologjinë? A mendon se Shqipëria sot është shumë e vogël për ty? Lojrat janë të hapura. Kush aplikon i pari futet, vetëm se aplikimi duhet të jetë i plotë!

Për të plotësuar formularin e aplikimit, klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0