Coca Cola vjen me një tjetër ndryshim në dizajnin e saj

Coca Cola vjen me një tjetër ndryshim në dizajnin e saj


Një dizajn i ri për paketimin e Coca-Cola synon që të sjellë Colën “klasike” dhe Zero sheqer bashkë brëeda ngjyrës tradicionale të kuqe. Detaj dallues do të jetë vetëm etiketa e sipërme ose pjesa e sipërme e shishes (kur nuk është kanaçe).

Lëvizja për të ndaluar përhapjen e dizajnit të zi të Zero sheqer vjen pasi kompania u shpreh se mbi 50% Coca-Cola e shitur në Mbretërinë e Bashkuar është e këtij lloji.

“Për më shumë se 130 vjet ngjyra e kuqe është asocuar me shijen e mirë dhe eksperiencën e të shijuarit të Coca-Cola”, – u shpreh Alec Mellor, Marketing Manager pranë kompanisë. “Ne duam t’a bëjmë akoma edhe më të qartë se mund të kesh këtë shije dhe eksperiencë, me, apo pa sheqer. Shitjet e Zero shqer thuajse janë dyfishuar 2 vitete fundit. Ne besojmë se lëvizja jonë e re do të na ndihmojë të rritemi dhe të inkurajojmë më shumë njerëz t’a provojnë.”

Një fushatë marketingu prej 5 milionë paund përfshin edhe dhurimin e 7 milionë kanaçeve të Zero sheqe me dizajnin e ri.

Shumë kompani pijesh kanë reduktuar sheqerin për të shmangur atë që quhet “taksa e sheqerit” e cila u prezantua në Prill 2018. Pijet me më shumë se 8G/100ml janë të taksuara me një normë ekuivalente të 24p/litër. Kurse ato 5-8g/100ml 18p për litër (në Mbretërinë e Bashkuar).

Coca-Cola klasike përmban 10.6g sheqer për 100 ml. Kompania ndërkohë nuk ka ndër mend që ta ndryshojë recetën. Tentativa e vitit 1985 për ta ndryshuar u bë e njohur si “epochal blunders” në historinë e marketingut. Ndërkohë konsumatorët po largohen nga këto pije drejt atyre më të shëndetshme.

Ndaj, Coca-Cola ka investuar në ujë dhe në lëngje frutash në përpjekjen e saj për t’u bërë “kompani pijesh totale”.

Burimi: WARC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0