Çmimi i ujit, Autoriteti i Konkurrencës kundër rritjes së menjëhershme

Çmimi i ujit, Autoriteti i Konkurrencës kundër rritjes së menjëhershme


Tre ditë para hyrjes në fuqi të  çmimit të shtrenjtuar të ujit, Autoriteti i Konkurrencës ka nxjerrë një vendim me rekomandime për Entin Rregullator të Ujit.

Vendimi i publikuar këtë të mërkurë, bën të ditur se i rekomandohet Entit të ketë parasysh disa rrethana para se të vendosë për tarifat e reja të ujit.

Udhëzimet nga Autoriteti i Konkurrencës, që në rastin më të mirë pritet të vlejnë në të ardhmen dhe jo për tarifat e miratuara tashmë, i vënë në dukje Entit Eregullator të Ujit se duhet të ketë parasysh së pari rrezikun e shtrembërimit të konkurencës në treg. Autoriteti thotë se ERRU, duhet të ketë parasysh:

  1. Detyrimin për zbatimin e nenit 69 dhe 70 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” (i ndryshuar), duke kërkuar vlerësimin ligjor të Autoritetit të Konkurrencës për çdo projekt-akt normativ që potencialisht mund të sjellë kufizime të konkurrencës në tregun përkatës.
  2. b) Për çdo rast të rishikimit të tarifave të reja për ndërmarrjet e ujësjellës kanalizime, të përcaktohet qartë struktura e kostos mbi bazën e së cilës miratohen tarifat, bazuar në metodologjinë “Për vendosjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largim e përpunimin e ujërave të ndotura”, në të cilën përfshihen kostot e:

– Tarifës së ujit për shitje sipas kategorive të konsumatorëve;

– Tarifës për Shërbimin e Grumbullimit, Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura;

– Tarifës së shërbimit.

  1. Rritja e tarifave duhet të jetë graduale dhe në përputhje me kriteret e performancës, në mënyrë të veçantë të orarit të furnizimit me ujë.
  2. Të rishikohen kostot në drejtim të rritjes së performancës së administrimit dhe të rishpërndahen burimet e të ardhurave të kërkuara për investime edhe nga ulja e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes pasi sipas vendimit të ardhurat do të vijnë në masën 96% nga rritja e tarifave, dhe vetëm 4% nga rritja e nivelit të faturimit
  3. Publikimin dhe bërjen transparente brenda 30 ditëve nga dalja e këtij vendimi të të gjithë informacionit në lidhje me aplikimet për ndryshimin e tarifave, kostot përkatëse mbi të cilat bazohen këto ndryshime, si dhe për vitet 2018 dhe 2019 të publikohen treguesit e parashikuar për “ujin pa të ardhura”, “Kohëzgjatjen e furnizimit” dhe “Efiçencën e stafit”.

Autoriteti i Konkurrencës i kërkon Entit Rregullator t’i rekomandojë UKT-së që:

Aksionarët e UKT për ta bërë tregun sa më efiçent duhet të vlerësojnë mënyrat alternative të financimit të nevojave financiare të UKT nëpërmjet kredive të buta/të lehtësuara ose nëpërmjet obligacioneve të qeverisjes vendore sipas Ligjit nr. 10 158, datë 15.10.2009 “Për obligacionet e shoqërive aksionare dhe qeverisë vendore.

Lexoni: Vit i ri ujë e prona më shtrenjtë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0