Çmimi i naftës rekord, gati 260 lekë/litër - Business Magazine Albania

Çmimi i naftës rekord, gati 260 lekë/litër

Çmimi i naftës

Çmimi i naftës arrin nivel rekord në tregun vendas. Ministria e Financave ka bërë të ditur se Bordi i Transparencës vendosi që çmimi i naftës të rritet me 10 lekë, duke arritur në 258 lekë/litër duke nisur nga e mërkura ora 18:00.

Ky është niveli më i lartë i çmimit i shënuar pas krijimit të Bordit.  Në fillim të muajit mars, çmimi u prezantuar në 260 lekë/litër nga 190-195 lekë/litër që ishte një ditë më parë. Kjo situatë zgjati vetëm pak ditë, pasi qeveria vendosi ngritjen e një bordi transparence.

Lexo: Çmimi i naftës rritet në nivele rekord. Rritje edhe për benzinën, gazi i pandryshuar

Sipas të dhënave zyrtare që raportojnë vendimet e këtij bordi, benzina dhe gazi shënojnë një ulje shumë të lëhtë, duke u tregtuar në pikat e karburantit përkatësisht 243 lekë, (nga 244 lekë) dhe  do të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet (më herët gazi me pakicë është tregtuar me 90 lekë litri.

Edhe në tregun ndërkombëtar çmimi i naftës ka arritur nivelet e tij më të larta, duke arritur pikun e shënuar në muajin mars, prej 122 dollarë për fuçi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0