Çmimi i naftës në vend bie me rreth 7 lekë

Çmimi i naftës në vend bie me rreth 7 lekë


Çmimi i naftës në pikat e tregtimit me pakicë shënoi një ulje me rreth 7 lekë për litër ditët e para të muajit janar, duke reflektuar rënien e tij në tregjet ndërkombëtare.

Kështu në pikat kryesore të tregtimit me pakicë të naftës në vend një litër naftë kushton 162 lekë dhe një litër benzinë 163 lekë, 6-7 lekë më pak se më parë.

Në gjysmën e parë të vitit të kaluar, nafta arriti në gati 180 lekë, duke reflektuar shtrenjtimin në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e taksës së qarkullimit me 10 lekë për litër. Në gusht 2015, nafta shënoi për herë të parë rënie, me 10 lekë për litër dhe në fillim të nëntorit u reduktua sërish me 6-7 lekë për litër.

Rënia e çmimit në bursa, ku nafta ka arritur nivelin më të ulët të 15 viteve të fundit (rreth 33 dollarë për fuçi për treguesin referencë europian Brent) është arsyeja kryesore e kësaj tendence.

Bursat e huaja parashikojnë ulje të mëtejshme të çmimit, në një kohë që edhe vendet e Lindjes kanë rritur prodhimin.

Gjithsesi, ritmet e rënies janë më të ulëta se në shtetet e tjera, duke bërë që Shqipëria të renditet ndër venet me çmimin më të lartë në rajon, sipas një renditjeje të Global Petrol Price, të përditësuar në 5 janar të këtij viti. Operatorët pohojnë se shkak për këtë është barra e lartë e taksave.

Çmimet kanë rënë veçanërisht nga 4 dhjetori kur Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës ka vendosur kundër kufizimit të prodhimit.

 

/Balkanweb/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0