Çmimi i naftës bie në nivelet më të ulëta që nga janari - Business Magazine Albania

Çmimi i naftës bie në nivelet më të ulëta që nga janari

Çmimet e naftës në tregjet botërore ranë për të dytën ditë radhazi mes frikës se recesioni i mundshëm global do të tkurrë kërkesën. Edhe më shumë presion ka ushtruar mbi kuotimin e saj edhe forcimi i dollarit amerikan.

New York Times shkruan se çmimi i arit të zi tashmë ka rënë në nivelin më të ulët që nga muaji janar. Një fuçi naftë u shit në bursën amerikane për 78.75 dollarë, një rënie kjo me 7.5% krahasuar me javën që shkoi, dhe në bursën e Londrës ra 5.7% duke u shitur për 85.15 dollarë. Ngadalësimi i rritjes së ekonomive më të mëdha në botë po ndihet tashmë.

Për shkak të inflacionit të lartë, bankat qendrore jane duke rritur normat e interesit, por kjo  ngadalëson rritjen ekonomike e për rrjedhojë, dobëson kërkesën për energji. Javën e kaluar, bankat qendrore të SHBA-së dhe Zvicrës rritën normat bazë të interesit me 0.75 pikë përqindjeje, ndërsa ato qendrore britanike dhe norvegjeze me gjysmë pike.

Lexo edhe: Kriza e energjisë, grupet amerikane: Nuk mund ta shpëtojmë Europën

Tregtarët druhen se kostot më të larta të huamarrjes do të mbysin rritjen ekonomike. Frika e tyre u mbështet edhe nga një sondazh i S&P Global pak ditë më parë, i cili tregoi tkurrje për tre muaj radhazi në eurozonë, e nënvizonte se një recesion i saj, ka shumë të ngjarë. Dollari i fortë gjithashtu ndikon negativisht në çmimin e naftës.

Indeksi i monedhës së gjelbër, i cili ka fituar terren me kundrejt gjashtë monedhave të tjera kryesore botërore, u rrit 3% javën e kaluar duke arritur një nivel të ri 20-vjeçar, por kjo ka ndikim jo të favorshëm tek kërkesa.

New York Times 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0