Çmimet Euromoney për Ekselencë: Raiffeisen Bank Shqipëri “Banka më e mirë” në vend - Business Magazine Albania

Çmimet Euromoney për Ekselencë: Raiffeisen Bank Shqipëri “Banka më e mirë” në vend


Në një ceremoni festive u prezantuan në Londër “Çmimet Euromoney për Ekselencën për vitin 2018″. Raiffeisen Bank International (RBI) dhe degëve të saj ju dhanë nëntë çmime. RBI fitoi çmimin për “Transformimin më të Mirë Bankar në Botë” dhe rrjedhimisht edhe për “Transformimin më të Mirë të Bankës” në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Për më tepër, pozicionimi i shkëlqyer në treg si dhe cilësia e produktit dhe shërbimit të rrjetit bankar të RBI në Evropën Qendrore dhe Lindore u nderuan me shtatë çmime. Filialet në Shqipëri, Bjellorusi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë u emëruan “Banka më e mirë” në vendet e tyre përkatëse.

“Ne jemi shumë krenar për këtë çmim. Ky është një vlerësim i gjithë punës, përpjekjeve dhe përkushtimit të punonjësve tanë. Një nga sukseset më të rëndësishmë vitin e kaluar ishte prezantimi i platformës dixhitale bankare Raiffeisen ON, i projektuar si për klientët individë ashtu edhe për bizneset. Platforma ishte një sukses, duke arritur më shumë se 40,000 përdorues në fund të vitit, që nga prezantimi i saj në mars të vitit 2017. Për më tepër, transformimi ynë dixhital do të vazhdojë me më shumë produkte dhe shërbime online duke e bërë bankën më te volitshme dhe modelin tonë të biznesit më efektiv.”  tha Christian Canacaris, Drejtor i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri.

“Shumë banka janë detyruar të ristrukturohen gjatë dekadës së fundit, por pak e kanë arritur një kthim po aq të shpejtë dhe efektiv sa ai që zbatohet nga RBI. Një plan ambicioz transformimi e ka mundësuar grupin austriak të rivendosë bazën e kapitalit dhe përfitimin pa e dëmtuar modelin e saj të biznesit. Gjithashtu, i ka hapur rrugën investimeve të reja për rritje dhe inovacion. RBI sot është një institucion shumë më i fortë dhe më i qëndrueshëm sesa  tre vjet më parë dhe një fitues i denjë i çmimit “Transformimi më i Mirë bankar në Botë” shpjegoi Euromoney vendimin e jurisë së saj për të pëzgjedhur RBI si fituese të çmimit.

Lexoni: Raiffeisen Bank prezanton platformën dixhitale, Raiffeisen ON

Revista Euromoney u krijua në vitin 1969 për të mbuluar ri-shfaqjen e tregjeve ndërkombëtare të kapitalit ndërkufitar. Euromarket, pas të cilit është emërtuar revista, është paraardhësi i tregjeve kryesore të kapitalit të sotëm global. Euromoney raportoi dhe mbështeti këtë treg dhe rritjen e tij, duke u bërë revista kryesore e botës financiare, institucioneve dhe përdoruesve të saj.

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit, përveç kësaj grupi ofron shërbime të specializuara financiare si në fushën e lizing-ut, menaxhimit të aseteve, bashkimet dhe blerjet.

Në total, rreth 50,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.6 milion klientëve nëpërmjet 2,400 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qendrore dhe Lindore. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. Bankat Raiffesien në rajon zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve pjesa tjetër është e lirë. Brenda Grupit Bankar Raiffeisen, RBI është institucioni qendror i Bankave Raiffeisen në Rajon dhe institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0