Citimet e Nënë Terezës ju frymëzojnë të jeni një njeri më i mirë! - Business Magazine Albania

Citimet e Nënë Terezës ju frymëzojnë të jeni një njeri më i mirë!


*Shkruar nga Bill Murphy, Inc.

Ndër portalet e ndryshëm të sipërmarrjes, është e zakonshme të gjejmë citime frymёzuese nga figura liderash. Por ky artikull është pak ndryshe, sepse përfshin një figurë ndryshe nga kёta tё fundit: Nënë Terezën, një murgeshë shqiptare katolike e cila shpenzoi të gjithë jetën e saj midis të varfërve në Kalkuta, dhe e cila zyrtarisht do të shpallet shenjtore në Shtator. (Vetë Papa Françesku e shpalli lajmin më 15 mars 2016)

Një laureate e çmimit Nobel për Paqen, Nënë Tereza kishte një jetë më të komplikuar se ç’pandehnin njerëzit për të në atë kohë, duke përfshirë një luftë të gjatë dhe të fshehtë me besimin e saj.

Mё poshtё janё 20 citimet e saj mё frymёzuese, edhe 19 vite pas vdekjes sё saj njerёzit vazhdojnё ende tё frymёzohen.

1. “Unë e di se Zoti nuk do të më japë asgjë që nuk mund ta përballoj. Vetëm uroj që të mos ketë shumë besim te unë.”

2. “Jeto në mënyrë të thjeshtë, që të tjerët të paktën të mund të jetojnë.”
(I atribuohet shpeshherë në mënyrë jo korrekte Gandit)

3. “Të qënit i padëshiruar, të të mos duan, të mos kenë kokëçarje për ty, unë mendoj se kjo është një uri më e madhe, varfëri më e madhe se ai person që nuk ka asgjë të hajë.”

4. “Ajo që ne ndjejmë se bëjmë është vetëm një pikë uji në oqean. Por oqeani do të ishte më i pakët për shkak të asaj pike që mungon.”

5. “Paqja fillon me një buzëqeshje.”

6. “Dashuria fillon në shtëpi, dhe nuk ka të bëjë me mënyrën se si e bëjmë…por sa dashuri vendosim kur bëjmë atë veprim.”

7. “Ji mirënjohës në gjërat e vogla sepse në to gjendet fuqia jote.”

8. “Gëzimi është lutje; gëzimi është fuqi; gëzimi është dashuri; gëzimi është një rrjetë dashurie me të cilën mund të kapni shpirtra.”

9. “Shpërndaj dashuri kudo që shkon. Mos lejo që askush që vjen te ty të largohet më pak i lumtur.”

10. “Një nga sëmundjet më të mëdha është të jesh askushi për gjithkënd.”

 

10 thënie të tjera do t’i publikojmë në një artikull të ngjashëm më vonë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0