Citime nga libri "Lufta për Çipin" - Business Magazine Albania

Citime nga libri “Lufta për Çipin”

Citime nga libri "Lufta për Çipin"

Një histori epike e betejës dhjetëra vjeçare për të kontrolluar burimin më kritik të botës,  teknologjinë e mikroçipeve,  ku konflikti midis perëndimit dhe Kinës sa vjen e ashpërsohet më tej.

Ja se çfarë thuhet mes rreshtash:

“Rrallë mendojmë për prodhimin çipave, megjithatë ata kanë krijuar botën moderne. Fati i kombeve është kthyer në aftësinë e tyre për të shfrytëzuar fuqinë kompjuterike. Globalizimi siç e njohim ne nuk do të ekzistonte pa tregtinë e gjysmëpërçuesve dhe produktet elektronike që ato bëjnë të mundura.

– Chris Miller, Lufta e Çipave: Lufta për Teknologjinë Më Kritike të Botës

Epërsia ushtarake e Amerikës rrjedh kryesisht nga aftësia e saj për të aplikuar pwrdorimin e çipave për qwllilme ushtarake. Rritja e jashtëzakonshme e Azisë gjatë gjysmës së shekullit të kaluar është ndërtuar mbi një themel silikoni, pasi ekonomitë e saj në rritje janë specializuar në prodhimin e çipave dhe montimin e kompjuterëve dhe telefonave inteligjentë që këto qarqe të integruara i bëjnë të mundura…”

– Chris Miller, Lufta e Çipave: Lufta për Teknologjinë Më Kritike të Botës

Në thelb të informatikës është nevoja për miliona 1-sha dhe 0-ro. I gjithë universi dixhital përbëhet nga këto dy numra. Çdo buton në iPhone-in tuaj, email, fotografi dhe video në YouTube ështw e koduar në fund të fundit, në vargje të gjera 1-sha dhe 0-sh.

– Chris Miller, Lufta e Çipave: Lufta për Teknologjinë Më Kritike të Botës

Luftë e ftohtë gjeopolitike me rreziqe të larta të pabesueshme midis Kinës dhe SHBA-së ka lidhje me Tajvanin dhe objektet e prodhimit të TSMC-së, e cila prodhon 37% të çipave logjikë dhe për këtë arsye fuqinë totale kompjuterike të prodhuar çdo vit

– Chris Miller, Lufta e Çipave: Lufta për Teknologjinë Më Kritike të Botës

Edhe Pentagoni lëkundet për koston e fabrikave të reja të çipave, duke qenë se është dyfish më e lartë se një aeroplan transportues i teknologjisë së fundit, ndërkohë që vlen vetëm për disa vite

– Chris Miller, Lufta e Çipave: Lufta për Teknologjinë Më Kritike të Botës

37% e fuqisë kompjuterike në të gjithë botën prodhohet nga TSMC nw Tajvan ndwrsa kompanoa ASML holandeze që është prodhuesi i vetëm në të gjithë botën i makinave të litografisë me rreze ultraviolet

– Chris Miller, Lufta e Çipave: Lufta për Teknologjinë Më Kritike të Botës

Kompania kineze Huawei shpenzonte 15 milionë dollarë në vit te konsulentët e IBM për të përmirësuar prodhimin e saj, dhe duke përqafuar “kulturën e ujqërve”, ku sakrifica për të mirën e përgjithshme është thelbësore

– Chris Miller, Lufta e Çipave: Lufta për Teknologjinë Më Kritike të Botës

Truri i Miller-it punon si një çip kompjuterik për të cilat ai shkruan. Është i mbushur me qarqe marramendëse komplekse që rezultojnë në një qartësi xixëlluese. Historia që ka shkruar ai nuk është vetëm e mahnitshme, por edhe jashtëzakonisht e rëndësishme, e ngjeshur në stil dhe epike në shtrirje.

Robert D. Kaplan Autor i bestsellerit The Revenge of Geography

Esencial për të kuptuar botën moderne. Me një rrëfim gjithëpërfshirës… Chris Miller na tregon se si bota e vënë në punë nga çipi është formësuar nga beteja konstante – mes novatorëve dhe teknologjive, mes kompanive dhe mes vendeve, dhe tani, ç’është dhe me rendësi kritike, nga gara e fuqive të mëdha midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Daniel Yergin Fitues i çmimit Pulitzer, autor i The Prize and The New Map

E ardhmja e njerëzimit varet nga “lufta për çipin” midis dy ekosistemeve që konkurrojnë për të disenjuar dhe bërë mikroprocesorët më të avancuar. “Lufta për çipin” na jep perspektivën historike që na duhet në një kohë kur po intensifikohet rivaliteti kino-amerikan.

Niall Ferguson Autor i The Politics of Catastrophe

Regjistrohu për takimin e Bytes&Books në datë 9 korrik

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0