Libri “Epoka e Inteligjencës Artificiale : E ardhmja jonë njerëzore “e autorëve Henri Kissinger ( sish- Sekretar Amerikan i Shtetit 1973-1977 Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentëve amerikanë Nixon e Ford 1969-1975) , Eric Schmid( ish-CEO i Google) dhe Daniel Huttenlochel( ish Dekan i Kolegjit Schwrzman te Informatikës të MTI- Massachussets Technology Institute) është një përpjekje e tre individëve me formim e eksperienca të ndryshme pune, por që i ka bashkuar dëshira të shpjegojnë sesi Inteligjenca Artificiale (AI) po ndryshon tashmë botën tonë dhe në një të ardhme jo të largët vetë qenien tonë njerëzore.
Titulli i librit nuk lë hapësirë për dyshim se tashmë në dekadën e tretë të shek XXI kemi hyrë në atë që po përkufiziohet si epoka e Inteligjencës Artificiale që ashtu sic parashikojnë autorët do të ndikojnëë në gjithçka duke filluar që nga mënyra se si realizojmë
zbulimet shkencore deri tek mënyra sesi do të zhvillohen luftrat. Vetëm 1 vit pas botimit të këtij libri aplikacioni ChatGPT i realizuar nga kompania OpenAI në Nëntor 2022, u bë aplikacioni me rritjen më të shpejtë për konsumatorët në histori, duke grumbulluar mbi 1 milion përdorues deri në Dhjetor 2022. Prej 1 viti ChatGPT si një nga aplikacionet më të njohura e të përdorura të Inteligjencës Artificiale ka 400 milionë përdorues aktivë në javë në të gjithë botën, 68 milionë individë e përdorin atë vetëm në SHBA ndërsa version i avancuar ChatGPTPlus ka 10 milionë përdorues që janë abonuar ta përdorin atë me pagesë. Nga ana tjetër ChatGPT përbën 62.5% të pjesës së tregut të produkteve të Inteligjencës Artifciale në botë me te ardhura mujore 300 milionë USD dhe sot vlera e kompanisë OpenAI që e ka prodhuar atë, me 2000 punonjës në të gjithë botën vlerësohet 157 miliardë USD. Do të mjaftonin vetëm këto të dhëna për një nga kompanitë që punojnë në fushën e Inteligjencës Artificiale për të kuptuar se autorët e këtij libri kanë qenë të vetëdijshëm për fazën e re të një revolucioni teknologjik ku kemi hyrë dhe që ata e kanë përkufizuar si “ Epoka e Inteligjencës Artificiale”.
Në përgjithësi të gjithë librat që janë shkruar në këtë periudhë për Inteligjencën Artificiale duket sikur kanë bërë një marrëveshje që nëpër rreshtat e tyre të gjejnë argumenta “teknofilët” dhe “teknofobët” .Edhe në këtë libër është interesante të shihet sesi autorët që vinë nga fusha e teknologjisë të rendisin argumenta se forca e mundsësi e Inteligjencës Artificiale ka potenciale të mëdha jo vetëm kur arrin të mundë shahistët më të mëdhenj në botë por edhe kur do të bëjë të mundur që algoritmet e AI të drejtojnë pa praninë e njerëzve makinat në rrugë , trenat në shina, avionët në ajër , të diagnostikonnë me një saktësi magjeopëse sëmundjet që mezi kapen nga mjekët apo kur të prodhojnë vepra arti si dikur artistët e shkrimtarët më të famshëm. Megjithatë libri nuk i shpëton debatit që tashmë po zotëron cdo diskutim që lidhet me Inteligjencën Artficiale se përvec mundësisë, kjo teknologji e re paraqet një lloj makthi e rreziku për shoqërinë nëse këqpërdoret. Tek ky makth e panik përfshihen nga tek fjalime apo video të ngjarjeve që duken shumë të vërteta por që nuk kanë ndodhur kurrë deri tek një luftë e drejtuar nga aplikacionet e Inteligjencës Artificiale apo cfarë është më shqetësuesja, një e ardhme ku vendimet më të rëndësishme për fatin e botës nuk merren nga njerëzit. Libri “Epoka e inteligjencës artificiale: Dhe e ardhmja jonë njerëzore” është i mbushur me shpjegime, parashikime, opinione dhe frikë rreth AI,. Në libër shfaqen ide të përafërta për struktura kombëtare dhe globale që duhet të përcaktojnë përdorimet dhe kufizimet e AI në të gjithë sektorët e industrisë, akademisë dhe qeveritë
Në 143 faqet e këtij libri autorët kanë synuar atë që ka qenë objektivi i tyre kryesor, të rrënjosnin tek lexuesi një ndjenjë të rëndësisë së AI dhe nevojën për të diskutuar rreth saj. Ky libër natyrisht është nga rrëfimet e para me autorë të rëndësishëm që shtrojnë ide e diskutime mbi rëndësinë por edhe rreziqet e Inteligjencës Artificiale që megjithatë ia vlen të lexohet. Është një libër më shumë në formë udhë rëfyesi për mënyrën sesi duhet ta shohim AI dhe sesi do të ndikojë në ekonomi, diplomaci e luftra dhe çfarë do të thotë të jesh njeri në një botë të zotërohet nga inteligjenca jo njerëzore.Në thelbin e tij, ky libër ka për qëllim të nxisë një bisedë ku secili duhet të marrë pjesë dhe të gjithë duhet të gjejmë kohë e të merremi me këtë teknologji që shumë shpejt do të jetë aq e njohur për ne sa kompjureri personali, internet apo Iphone. Në fakt kurioziteti që mund të shtyjë gjithsecilin për të lexuar këtë liëbër mbi sfidat e Inteligjencës Artificiale në shoqërinë e sotme është të kuptojë më shumë sesi tre individë të njohur krijojnë “helikën e trefishtë “ qeveri-akademi-biznes” për të nxitur një diskutim që vë në lëvizje idetë dhe opionion mbi mundësitë por edhe rreziqet e mundshme që vinë nga kjo teknologji
Lexo edhe:Bytes & Books diskutim për “Epoka e Inteligjencës Artificiale”!
Një fakt interesant është se Henri Kissinger në një artikull të tij në revistën Atlantik në vitin 2018 , gati 3 vjet para se të botohej ky libër na rrëfen se interesi i tij për Inteligjencën Artificiale lindi në përfundim të një Konference mbi Marrëdhëniet Transatlantike në vitin 2015, dicka e zakonshme për profesionin e tij si historian e ish-dplomat me përvojë.Por në sesionin e fundit të kësaj konference ai ishte mahnitur nga një prezantim mbi mundësitë që ofronte Inteligjenca Artificiale për të kapërcyer inteligjencën njerëzore duke e vënë atë në mendime dhe duke e bërë këtë togfjalësh pjesë të interesit të tij intelektual e publik duke rrëmuar përmes kontakteve e bisedave se shek XXI tashmë nuk do të kishte një togfjalësh të ngjashëm me atë që ai kishte dëgjuar shpesh në zyrën e Shtëpisë së Bardhë si “gara e armatimit” apo “energjia bërthamore” . Gjithsesi në rreshtat e këtij libri ndjehet profecia e shqetësimi i Kissingerit që parashikonte se politika e jashtme amerijanë në shek XXI prioriteti strategjik do të kishte përballimin e konkurueshmërisë së Kinës në disa fusha përfshirë edhe atë të teknologjisë së lartë ku tashmë globalizimi ekonomik i ka rrëzuar kufijtë për transferimin e shpejtë të teknologjive.
Në tre kapitujt e parë libri paraqet një histori të shkurtër të teknologjisë së informacionit dhe inteligjencës artificiale dhe ndikimin e saj në shoqëri për tu pasuar me kapitullin e 4 ku ofrohet një përmbledhje interesante të platformave gjithnjë e më të mëdha si Facebook, Google, Uber dhe TikTok dhe ndikimin e tyre gjithnjë e më shumë në nivel gjeopolitik ndërkohë që Kina po shndërrohet në një lojtar me peshë globale vecanërisht në prodhimin e aplikacioneve te AI dhe robotëve humanoid . Ndërkohë në kapitulli i 5-të teksa autorët përpiqen të rrëfejnë ndikimin e Inteligjencës Artificiale në fushën ushtarake , mund të kuptosh se njohuritë e gjera të Henry Kissinger paraqesin disa paralele historike interesante,. Ai thekson rreziqet e garave të armatimeve dhe përshkallëzimit të nxitur nga AI duhen parë me vëmendje .Për të kontrolli nga ana e qeverie kombëtare mbi këto teknologji është e rëndësishme që bota të mos përfundojë në kaos për shkak të “ demokratizimit të përdorimit të Inteligjencës Artificiale”! Ndërsa në kapitullin e 6-të trajtohet ndikimi i fuqishëm i Inteligjencës Artificiale për identitetin njerëzor. Në një shoqëri ku shumë vendime do të mund të merren nnga makina gjithnjë e më të zgjuara është shumë e rëndësishme të kuptosh sesi do të jetë kjo bashkëekzistencë që më shumë përfytyrohet sesa ka një model . Përballë një larmie eksperiencash që përfaqësojnë të tre individët që kanë shkruar këtë libër sic duket prania e Henry Kissingerit mes tyre nuk i ka shpëtuar nga rekomandimet e sugjerimet për shtetet e politikën sesi të kontrollojnë zhvillimet e kësaj teknologjie e të mos gjënden para skenarëve të paparashikuar. Në këtë drejtim në kapitullin e fundit ata bëjnë një rekomandim shumë konkret duke propozuar që SHBA-të të krijojnë një Komision Kombëtar të Inteligjencës. Libri vazhdimisht portretizon kërcënimet më të mëdha për shoqëritë demokratike si të ardhura nga të tjerët si psh nga Kina apo individë që përhapin informacione të rreme që crregullojnë tregjet apo funksionimin e shoqërive
Debati mbi etikën e inteligjencës artificiale është në thelb filozofik ku pyetjet themelore nuk kanë të bëjnë me fizikën apo kiminë, por me kuptimin dhe qëllimin. Nëpër faqet e këtij libri secili mund të ndeshet me argumentet e autorëve që përfshijnë diskutime filozofike, si dhe teknologjike. Rritja e peshës së rolit të Inteligjencës Artificiale na detyron të shqyrtojmë se çfarë do të thotë të jesh njeri. Nëse periudha e e iluminizmit në sheëk XVIII ndërpreu monopolin e vendosur mbi informacionin nga religjioni duke sjellë një epokë të re të qytetërimit njerëzor edhe epoka e AI besojnë autorët e këtij libri mund të sjellë një transformim edhe më të madh, pasi këto kjo teknologji është në gjendje të shohë gjëra dhe të realizojë detyra që e kapërcejnë aftësinë dhe ekspertizën njerëzore.
Një element interesant në këtë libër është se autorët i rikujtojnë njerëzve se ata kanë vite që ballafaqohen në jetën e përditshme me Inteligjencën Artificiale pa e kuptuar .Nuk ka dyshim se mediat sociale, kërkimi në internet, blerjet online dhe aplikacionet GPS e kanë përdorur prej vitesh dhe sic pohojnë ata ne si shoqëri, “ e kemi integruar inteligjencën artificiale pa bujë apo shfaqje të madhe …… në strukturën bazë të aktivitetit tonë njerëzor” Por teknologjitë dixhitale vinë me një cmim nga pas pasi ato i bëjnë shoqëritë tona më të brishta. Siç vërejnë autorët, “Një paradoks bazë i epokës sonë dixhitale është se sa më i madh të jetë kapaciteti dixhital i një shoqërie, aq më e prekshme bëhet ajo” ku me një ndërjhyrje te vogël shpesh të padukshme mund të paralizosh aktivitetet social ekonomike duke krijuar pështjellime të mëdha, ankth e panik.
Libri Epoka e Inteligjenca Artificiale ofron një dritare të dobishme që të shohim sesi na duket vetvetja dhe të bëjmë pyetjet kryesore rreth të ardhmes tonë . Qëllimi i këtij libri është t’u japë lexuesve një model me të cilin ata mund të vendosin vetë se si duhet të jetë kjo e ardhme”. Në fund të fundit, ata argumentojnë se “Njerëzit ende e kontrollojnë Inteligjencën Artificiale por, ne duhet ta formësojmë atë me vlerat tona” .
Porosit librin me 15% zbritje tani !
Regjistrohu këtu për të marrë pjesë në eventin e ardhshëm në 7 maj, ora 18:00 në One Connect hub
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.