Ç'instaloni këto aplikacione VPN dhe Ad-blocking spiunuan në iPhone-in apo Android-in tuaj - Business Magazine Albania

Ç’instaloni këto aplikacione VPN dhe Ad-blocking spiunuan në iPhone-in apo Android-in tuaj


Një hetim i fundit nga Buzzfeed zbuloi se disa aplikacione të njohura VPN dhe Ad-blocking për Android dhe iOS mblodhën fshehurazi të dhëna të përdoruesve dhe i dërguan në Sensor Tower, një shërbim i analizimit së të dhënave ndër-platformë për zhvilluesit e aplikacioneve.

Aplikacionet spiunuese janë:

  • Adblock Focus (Android dhe iOS)
  • Free and Unlimited VPN (Android)
  • Luna VPN (Android dhe iOS)
  • Mobile Data (Android)

Aplikacionet ishin në gjendje të gjurmonin të dhënat e përdoruesve duke fituar qasjen në sistemin bazë (root access), në skedarët dhe dosjet e pajisjes – diçka që si Apple ashtu edhe Google nuk lejojnë që aplikacionet të bëjnë normalisht, por zhvilluesit përdorën një zbrazëti të thjeshtë për të kapërcyer kufizimin.

Shumë nga aplikacionet përdorën njoftime mashtruese duke premtuar veçori shtesë – si Luna VPN që ofrojnë bllokim falas të reklamimit në YouTube — nëse përdoruesit shkarkonin skedarë shtesë nga një faqe interneti e palëve të treta pasi të instalohej aplikacioni. Këto “veçori shtesë” do të kërkonin leje shtesë, përfshirë qasjen në sistemin bazë (root access), në mënyrë që të funksionojnë.

Të dy Apple dhe Google kanë ndaluar aplikacionet dëmtuese nga dyqanet e tyre përkatëse dhe po hetojnë kompanitë e zhvillimit që qëndrojnë pas tyre, si përgjigje e gjetjeve të Buzzfeed. Përdoruesit duhet të ç’instalojnë aplikacionet e listuara më lartë, veçanërisht nëse keni shkarkuar ndonjë prej tyre nga burime të palëve të treta sesa nga App Store ose Google Play. Asnjë nga këto aplikacione nuk ka bërë të ditur sjelljen e tyre të përcjelljes së të dhënave, as lidhjet e tyre me Sensor Tower. Dhe ato nuk ishin aplikacionet e vetme të Sensor Tower, por ato më të fundit në dispozicion në secilën platformë. Nëse keni instaluar aplikacione të tjera VPN ose Ad-blocking dhe nuk jeni të sigurtë se kush i ka bërë ato, bëni një kërkim të shpejtë në internet për të parë nëse Sensor Tower ishte zhvilluesi i saj. Nëse është kështu, fshini aplikacionet.

Ky është gjithashtu një përkujtues tjetër për t’i kushtuar vëmendje lejeve të aplikacionit, veçanërisht lejes për qasje në sistemin bazë (root access). Në qoftë se nuk jeni plotësisht i sigurtë se ajo që po instaloni është e sigurt dhe ju nevojitet që t’i jepni qasje në sistemin bazë (root access) një aplikacioni për një arsye specifike, atëherë mos e bëni atë. Të bërit kështu i jep aplikacionit qasje të drejtpërdrejtë në çdo gjë në telefonin tuaj – të gjithë skedarët, dosjet dhe aplikacionet tuaja dhe qasjen e plotë për të bërë gjithçka që dëshiron.

Edhe nëse një aplikacion kërkon për leje “normale”, ato mund të mos jenë të nevojshme. Një VPN nuk ka nevojë për qasje në kontaktet ose kamerën tuaj, dhe një bllokues reklamash nuk ka nevojë për qasje në dosjet dhe skedarët tuaj. Kushtojuni vëmendje dhe kontrolloni lejet që kërkon një aplikacion. Nëse ndonjë prej tyre duket i panevojshëm ose i dyshimtë, mohojeni kërkesën dhe ç’instalojeni atë.

Lifehacker

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0