Cineplexx vjen edhe në Kosovë

Cineplexx vjen edhe në Kosovë


Albi Mall, pjesë e Albi Group, dhe operatori austriak i kinemave Cineplexx arritën marrëveshjen për hapjen e kinemasë së parë multiplex në Kosovë. Kjo kinema do të fillojë operimin me rastin e kompletimit të projektit ”Albi MALL – Projekti i Zgjerimit 2015”, i cili parashihet të përfundojë në tremujorin e tretë të vitit 2016.

“Është synim i yni si kompani që gjithnjë të ofrojmë risi për klientët tanë, në këtë rast një risi edhe për të gjithë filmdashësit prishtinas dhe ata nga e gjithë Kosova. Përmes këtij projekti, Albi MALL prezanton një eksperiencë perëndimore në fushën e kinemasë dhe njëkohësisht me ardhjen e Cineplexx në Kosovë përçohet një mesazh pozitiv te të gjithë investitorët e huaj në tregun e Kosovës në përgjithësi” është shprehur Sutki Humolli – Drejtor gjeneral në Albi Group.

“Ne jemi të kënaqur që kemi gjetur bazën për implementimin e kinemasë së parë multiplex në Kosovë, që gjithashtu është edhe një hap më shumë për të arritur deri te një audiencë e re me kinematë tona Cineplexx. Është më se e nevojshme të kesh një partner të fortë lokal si Albi Group, respektivisht familja Humolli që janë sipërmarrës të shkëlqyer, ne jemi të bindur që me shumë sukses së bashku do t’i vëmë themelet e kinemasë në Albi Mall”, tha Christof Papousek, Partner Menaxhues në Cineplexx International GmbH.

Cineplexx është kompani familjare austriake e kinemave dhe distribuimit të filmave me qendër në Vjenë. Kompania është themeluar në vitin 1951 dhe ka filluar operimin e parë me kinematë në vitin 1967. Sot Cineplexx operon kryesisht me kinematë multiplex – tip kinemash me 6 ose më shumë salla, projektim të plotë dixhital, kapacitete të gjera 3D dhe standarde të shkëlqyera të shërbimit.

Aktualisht, Cineplexx numëron 114 ekrane jashtë shtetit të origjinës. Shtetet ku kinematë janë prezente dhe operojnë janë shtetet e Evropës perëndimore dhe juglindore.

Ekranet e Cineplexx shfaqin filma në Itali, Slloveni, Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Greqi, Shqipëri ku tanimë edhe Kosova është pjesë e familjes përmes kinemasë multiplex në Albi Mall.

Vlen të theksohet fakti se vetëm gjatë vitit 2014, kinematë Cineplexx kanë përshëndetur rreth 11 milionë vizitorë.

Projekti shumëdimensional i zgjerimit në Albi Mall, përveç investimit të lartpërmendur synon të ketë edhe shumë risi në fushën e rekreacionit, biznesit, gastronomisë, shitjes etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0