Cili është vendi më optimist në Europë? - Business Magazine Albania

Cili është vendi më optimist në Europë?


Një nga vendet më të vogla anëtare të Bashkimit Europian, me një popullsi prej 1,3 milionë banorë, është një nga vendet më optimiste gjithashtu.

Ose e thënë ndryshe është një vendet më pak pesimist. Vetëm 4% e Estonezët mendojnë se fëmijët e tyre do jenë më keq financiarisht se vet ata, kjo sipas një studimi të bërë nga Intrum Justitia. Krahasuar me vendet e tjera të Europës të cilat janë më shumë pesimite në lidhje me situatën e ardhshme të ekonomisë.

Në një anketim tjetër ku amerikanëve iu është drejtuar e njëjta pyetje, 56% e tyre mendonin se brezi i ardhshëm do të jetë më keq financiarisht.

cili-eshte-vendi-optimist-ne-europe-businessmagEdhe pse estonezët kanë besim në fatin e brezit të ardhshëm, shumë prej tyre nuk presin një përmirësim të menjëhershëm të ekonomisë. Vetëm 17% prej tyre mendojnë se ekonomia po rritet. Në kontrast, irlandezët kanë më shumë besim në ekonominë e tyre, ku 34% mendojnë se ajo po përmirësohet, bashkangjitur dhe Hollanda (32%) dhe Zvicra (30%).

cili-eshte-vendi-optimist-ne-europe-businessmag

Grekët janë më pesimistët për të ardhmen e vendit të tyre; 42% mendojnë se fëmijët e tyre do të jenë financiarisht më keq dhe vetëm 5% mendojnë se ekonomia do të rimëkëmbet. Kur janë pyetur për të ardhurat e tyre financiare, 68% e grekëve pranojnë se ndonjëherë ata nuk janë në gjendje të paguajnë borxhet e tyre.

Francezët gjithashtu janë pesimist. Vetëm 13% mendojnë se ekonomia e vendit do të përmirësohet ndërkohë që 33% mendojnë se fëmijët e tyre do të jenë më keq financiarisht krahasuar me prindërit e tyre.

/WeForum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0