Cilët janë reklamuesit më të mëdhenj në Shqipëri? - Business Magazine Albania

Cilët janë reklamuesit më të mëdhenj në Shqipëri?


Shoqëritë e telekomunikacioneve mbeten reklamuesit më të mëdhenj në Shqipëri, të ndjekura nga bankat.

Vodafone është kompania me shpenzimet më të madha të publicitetit në vend. Në vitin 2015, buxheti i saj i marketingut ishte 1.14 miliardë lekë (rreth 8.3 milionë euro), me një rritje prej 24% në raport me vitin e mëparshëm. Edhe sipas hapësirës televizive, apo sipërfaqes së reklamuar në web, Vodafone dominon.

Për Telekom Albania, shpenzimet e deklaruara të reklamave ishin rreth 997 milionë lekë (rreth 7.5 mln euro) në 2015-n, me një rritje prej 13% me bazë vjetore, pas tkurrjes prej 27% me bazë vjetore vitin e mëparshëm.

Kompania rezulton të ketë rritur buxhetin pas ndryshimit të emrit nga AMC në Telecom Albania, që u shoqërua me një fushatë agresive marketingu.

Albtelecom ka tkurrur ndjeshëm buxhetin në 2015-n, me 36% në 516 milionë lekë, sipas deklarimeve në bilanc.

Në total, operatorët kryesorë të telekomunikacionit kishin një buxhet marketingu prej rreth 20 milionë euro në vitin 2015, pothuajse e pandryshuar në raport me një vit më parë.

cilet-jane-reklamuesit-me-te-medhenj-ne-shqiperi-business-mag

Kompanitë celulare mbeten shpenzuesit më të mëdhenj në tregun e publicitetit në vend, me një pjesë të konsiderueshme të tyre, që u shkon televizioneve.

Në vitin 2013, hyri në treg një reklamues i madh, Llotaria Kombëtare, që kishte një buxhet total publiciteti prej 324.5 milionë lekësh. Por, në 2014-n buxheti i saj zbriti me 35% në 210 milionë lekë, teksa kompania vijon të deklarojë humbje të mëdha (në 2014-n humbjet ishin rreth 500 milionë lekë, nga 622 milionë lekë vitin e mëparshëm). Në 2015-n, buxheti i saj i marketingut ishte minimal në vetëm 37 milionë lekë.

Studio Moderna (Top Shop), ndonëse është reklamues kryesor në numër spotesh, ka një buxhet minimal që nuk i kalon 50 milionë lekët në vit.

cilet-jane-reklamuesit-me-te-medhenj-ne-shqiperi-business-mag

Bankat kanë deklaruar në bilancet e tyre shpenzime marketingu prej rreth 9.4 milionë eurosh, me një rritje prej rreth 7% në raport me 2014-n. Një pjesë e vogël, rreth 15-20% u shkon televizioneve, sipas aktorëve të tregut, por dhe të dhënave të numrit të spoteve nga Idra Media. Pjesa më e madhe shkon për shpenzime të tjera (outdoor, shërbime të tjera marketingu).

Credins ka kaluar në reklamuesin kryesor nga bankat në vitin 2015, pas dyfishimit të fondeve të përcaktuara për këtë qëllim, teksa më parë buxhetin më të madh e kishte Banka Raiffeisen.

cilet-jane-reklamuesit-me-te-medhenj-ne-shqiperi-business-mag

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0