Cilat vende janë më bujare për prindërit e rinj? - Business Magazine Albania

Cilat vende janë më bujare për prindërit e rinj?


CONSENSUS ka përhapur që prindërit e rinj duhet të marrin njëfarë kohe jashtë punës apo ndihmë financiare në mënyrë që të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre. Por paketat statutore për lejët prindërore ndryshojnë shumë në të gjithë OECD, një klub i vendeve kryesisht të pasura.

Disa kanë të drejta të qëndrojnë për një afat të gjatë kohor, por ofrojnë përfitime të pakta për një pjesë të madhe të tyre. Të tjerë ofrojnë afate më të shkurtra pushimi, por me pagë të plotë. Disa vende ofrojnë për prindërit e rinj pagesë të plotë për të gjithë pushimin. Kjo gjatësi e pushimit do të mbulohet me 100% të të ardhurave mesatare të punëtorëve.

cilat-vende-jane-me-bujare-per-prinderit-e-rinj-businessmag

Në këtë metrikë, vendet më bujare janë në Europën Qendrore dhe Lindore, ku qeveritë përpiqen të nxisin popullsinë të bëjnë më shumë fëmijë. Në Estoni dhe Hungari, për shembull, nënat e reja mund të qëndrojnë në shtëpi për tre vjet, duke marrë pagë totale të barabartë me rreth një vit e gjysmë të pagës mesatare. Në mesin e vendeve të pasura, Australia, Britania, Irlanda dhe Zvicra janë të renditura në fund, duke u ofruar nënave pagesë të plotë për tre muaj ose më pak .

Shumica e vendeve të OECD-së kanë gjithashtu disa pushime të paguara rezervuar për baballarët, por vetëm një pakicë ofron më shumë se dy javë. Japonia është më bujare për meshkujt, duke u dhënë atyre një vit të plotë në një ekuivalente norme në 34 javë të paguara plotësisht.

Politikanët në Shtetet e Bashkuara, ekonomia më e madhe në botë, si për të predikuar doktrinën e “jashtëzakonshmërisë amerikane”, thonë se vendi i tyre është tërësisht unik. Kur është fjala për mbështetjen e familjeve të reja, të paktën, ky pretendim qëndron: Shtetet e Bashkuara është vendi i vetëm OECD që nuk ofron pagesë në nivel kombëtar.

 

burimi: economist.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0