Cilat vende e kanë ndaluar DeepSeek deri më tani dhe pse? - Business Magazine Albania

Cilat vende e kanë ndaluar DeepSeek deri më tani dhe pse?

Një tjetër betejë teknologjike po ndez rivalitetin mes Lindjes dhe Perëndimit. DeepSeek, startup-i kinez i inteligjencës artificiale, është përballur me ndalime të menjëhershme në disa vende, duke përfshirë Korenë e Jugut, Australinë dhe Tajvanin. Shkaku? Frika për sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e të dhënave të përdoruesve.

Çfarë është DeepSeek?

DeepSeek është një chatbot i fuqizuar nga inteligjenca artificiale, i zhvilluar nga kompania me të njëjtin emër në Hangzhou, Kinë. Versioni i tij më i fundit, DeepSeek R1, ka tërhequr vëmendje të madhe për shkak të kostos së ulët të zhvillimit, vetëm 6 milionë dollarë për “trajnimin” e modelit, krahasuar me mbi 100 milionë dollarë që OpenAI shpenzoi për GPT-4. Efekti i tij në treg ishte i menjëhershëm: vetëm disa ditë pas lançimit, aplikacioni u ngjit në krye të Apple App Store, ndërsa vlera e aksioneve të Nvidia ra me 17%, duke i shkaktuar gjigantit amerikan një humbje prej 600 miliardë dollarësh në kapitalizimin e tregut.

Lexo gjithashtu: Pesë gjërat që duhet të dini përpara se të përdorni DeepSeek

Cilat vende e kanë ndaluar DeepSeek dhe pse?

SHBA – Agjencitë qeveritare amerikane, përfshirë NASA-n dhe Marinën Amerikane, janë kundër përdorimit të DeepSeek për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave. Ata dyshojnë se platforma mund të mbledhë të dhëna të ndjeshme dhe t’i transmetojë tek autoritetet kineze.

Koreja e Jugut – Qeveria ka ndaluar përdorimin e DeepSeek në institucionet publike, duke përmendur rreziqet e privatësisë dhe mungesën e transparencës në mënyrën se si përpunohen të dhënat e përdoruesve.

Australia – Departamenti i Mbrojtjes Australiane ka urdhëruar një ndalim të plotë të aksesit në DeepSeek për punonjësit e qeverisë. Autoritetet kanë theksuar se modeli mund të përbëjë një rrezik për sigurinë kombëtare, veçanërisht për sektorin e mbrojtjes dhe inteligjencës.

Tajvani – Duke qenë në një marrëdhënie të tensionuar me Kinën, Tajvani ka marrë një qëndrim të fortë kundër DeepSeek, duke e ndaluar në institucionet shtetërore për të parandaluar rrjedhjen e mundshme të informacionit të ndjeshëm.

Italia – Autoriteti i mbrojtjes së të dhënave në Itali ka nisur një hetim mbi mënyrën se si DeepSeek trajton të dhënat personale të përdoruesve. Ky shqetësim është në linjë me masat e mëparshme që vendi mori kundër ChatGPT për arsye të ngjashme.

A do të pasojnë ndalimet edhe te vendet e tjera?

Me SHBA-në që diskuton një projektligj për ndalimin e DeepSeek, dhe me shqetësimet globale në rritje mbi ndikimin e Kinës në teknologjinë AI, është e mundur që edhe vende të tjera të ndjekin të njëjtën rrugë. Pyetja që mbetet është: a është DeepSeek një rrezik real për sigurinë globale, apo është ky një tjetër kapitull në luftën e gjatë teknologjike mes Kinës dhe Perëndimit?

ALJAZEERA 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0