Cilat profesione po përdorin më shumë inteligjencën artificiale? - Business Magazine Albania

Cilat profesione po përdorin më shumë inteligjencën artificiale?

Cilat profesione po përdorin më shumë inteligjencën artificiale?

Dy vite pas lançimit të ChatGPT, miliona njerëz po përdorin një gamë të gjerë mjetesh të inteligjencës artificiale për të kryer detyra të përditshme.

Megjithatë, adoptimi i AI-së ndryshon shumë mes profesioneve të ndryshme. Ndërsa disa profesione po përjetojnë një nivel të lartë të angazhimit me AI-në, të tjerat mbeten ende kryesisht të paprekura. Për të zbuluar se si profesione të ndryshme po përdorin AI-në, Anthropic analizoi miliona biseda me Claude—modelin e saj të gjuhës dhe asistentin e saj AI—dhe dokumentoi rezultatet në një studim kërkimor.

Përdorimi i AI-së sipas kategorive të punës

Adoptimi i AI-së tregon një ndarje të theksuar mes industrive—ndërsa profesionet krijuese dhe dixhitale tregojnë një përdorim të konsiderueshëm të AI-së, prania e saj mbetet minimale në sektorët që kërkojnë punë fizike.

Siç pritej, kategoria Computer and Mathematical (përfshirë zhvillimin e softuerit) tregoi një përqindje të lartë të përdorimit të AI-së, duke përbërë 37.2% të kërkesave në Claude, pavarësisht se përbën vetëm 3.4% të fuqisë punëtore në SHBA.

Fushat krijuese si Art, Design, dhe Media përfaqësojnë 10.3% të bisedave me Claude, duke theksuar praninë e AI-së në marketing dhe gjenerimin e përmbajtjes. Po ashtu, Education ka përjetuar një rritje të adoptimit të AI-së, duke përbërë 9.3% të bisedave të lidhura me AI-në.

Në anën tjetër, segmente të punës që kërkojnë më shumë angazhim fizik si Ndërtimi, Transporti, Bujqësia, dhe përgatitja e ushqimeve të procesuara treguan përdorim minimal të AI-së. Në përgjithësi, përdorimi i AI-së mbetet relativisht i kufizuar në shumicën e fuqisë punëtore në SHBA.

Lexo edhe:Rritet çmimi i kafesë, nga pranvera paguajmë 10-30 lekë më shumë për filxhan

Si e përdorin njerëzit AI-në: Përforcim vs. Automatizim

Anthropic zbuloi se në 57% të bisedave, roli i Claude ishte përforcues, ku njerëzit dhe AI bashkëpunonin për të përfunduar një detyrë. Ndërsa 43% e rasteve përfshinin automatizim, ku AI kryente drejtpërdrejt detyrat me ndërhyrje minimale nga ana e njeriut. Për më tepër, kërkimi identifikoi disa aftësi kyçe që Claude shfaqi gjatë bisedave. Dëgjimi dhe mendimi kritik ishin aftësitë më të shfaqura, të ndjekura nga leximi, shkrimi, dhe programimi.

VC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0