Cilat janë profesionet më të paguara në Shqipëri? - Business Magazine Albania

Cilat janë profesionet më të paguara në Shqipëri?

Për të zgjedhur profilin e studimeve, zakonisht duhet të analizohen faktorë si: cilat janë profesionet më të kërkuara në tregun e punës; cilat janë profesionet më të paguara; cili është talenti juaj në profilin në të cilin mund të performoni më mirë.

Sipas  publikimit të INSTAT të nëntor 2020, “Anketa e Strukturës së të Ardhurave (ASAP) 2018[1]”  , paga mesatare në orë sipas industrisë në të cilën punojnë pasqyrohet në grafikun në vijim.

Por përpara sesa të kalojmë tek analiza e ecurisë së pagës orare bazuar në industri, lë ti hedhim një sy pjesës së profileve  më të preferuar nga të rinjtë për të vazhduar studimet.

Figura 1. Numri i studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit, 2017-2020

Burimi: INSTAT, 2020

Ashtu siç, vihet re edhe nga figura më sipër tre profilet më të kërkuara nga të rinjtë për studime janë:

  • Biznes, Administrim dhe Ligj;
  • Inxhinieri prodhimi dhe ndërtim;
  • Shëndet dhe mirëqenie.

Që do të thotë, në 3-5 vitet e ardhme këto do të jenë edhe profilet që do të kenë më shumë të rinj profesionit.

Por a janë këto profilet ato të cilat sigurojnë të ardhura më të larta në tregun kombëtarë të punës?

Për të arritur në një konkluzion të tillë, do të marrim në analizë pagën mestarë orare për profesionet/ profilet më të paguara. Të dhënat në këtë grafik janë marrë nga “Anketa e Strukturës së të Ardhurave nga Puna, 2018

Grafiku 1. Paga mesatare orare sipas industrisë së punësimit

Burimi: Anketa e Strukturës së të Ardhurave nga Puna, 2018

Industritë të cilat kanë pagën më të lartë për orë janë:

  • Aktivitete financiare dhe të sigurimit ( 586 lekë/ora)
  • Industria nxjerrëse (464 lekë/orë)
  • Informacioni dhe Komunikacioni (423 lekë/orë)
  • Arsimi (389 lekë/orë)

Edhe pse sistemi financiar dhe ai i sigurimeve janë më të mirë paguarit, përsëri të rinjtë shqiptarë rendin të ndjekin studimet në fusha si “biznes, administrim dhe ligje”.

Tjetër indikator që vlen për tu theksuar është edhe fakti që të rinjtë shqiptarë preferojnë të ndjekin studimet në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies ndërkohë që në listën e profesioneve më të paguara sektori i shëndetësisë është një ndër më pak të paguarit.

Por, a është sistemi arsimor  i orientuar se cilat janë profesionet më të paguara dhe më të kërkuara? Sigurisht që jo.

Për këtë do të evidentoja disa probleme kryesore si nga çfarë thonë shifrat dhe nga eksperienca në sistemin e edukimit në Shqipëri.

Së pari, mungesa e një këshillimi të duhur karrierë në Shqipëri është një nga problemet e akumuluar ndër vite. Disa universitete  kanë hapur zyra këshillimi karriere, por që jo gjithmonë këshillojnë në profilet që janë të përshtatshme për individin,  më të kërkuara nga tregu apo më të mirë paguara. Këshillimi i Karrierës duhet të nis shumë më herët.

Së dyti, nuk ka ende një studim tregu 5-10 vjeçar në Shqipëri që të tregojë se cilat do të jenë profesionet më të kërkuara, pra cilën kategori profesionistësh ka nevojë tregu. Një mungëse e tillë ka sjellë një “ngopje” të tregut me ekonomist dhe juristë.

Gjendur përballë kësaj situate, të rinjtë do të zgjedhin të studiojnë në profilet që u sugjerojnë familjarët, në profesionet që ata mendojnë se mund te jenë më të kërkuara dhe jo në profesionet që ata mund të kenë performancë më të mirë ose që janë më të paguar.

________

Burime

[1] http://www.instat.gov.al/media/7700/anketa-e-struktur%C3%ABs.pdf

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0