Cilat janë linjat ajrore më të mira në botë? - Business Magazine Albania

Cilat janë linjat ajrore më të mira në botë?

Cilat janë linjat ajrore më të mira në botë?

AirlineRatings.com ka bërë një studim mbi linjat ajrore më të sigurta në botë për vitin 2025 dhe duke vlerësuar gjithashtu komoditetin e pasagjerëve, reagimet dhe konsistencën përgjatë rrjetit të çdo operatori për të përcaktuar cilat janë më të mirat në përgjithësi. Në krye të listës së linjave ajrore më të mira me shërbim të plotë për vitin 2025 u rendit Korean Air.

AirlineRatings.com tha për këtë linjë ajrore:

“[Korean Air] fitoi për fokusin e saj të jashtëzakonshëm në komoditetin e pasagjerëve, veçanërisht në Klasën Ekonomike, ku ajo ruan hapësirat ndërmjet sediljeve prej 33-34 inç në avionët me trup të gjerë. Përtej përvojës së pasagjerëve, stabiliteti financiar i linjës ajrore, bashkimi novator me Asiana Airlines dhe investimet e rëndësishme në avionë modernë dhe me efikasitet të lartë të karburantit, treguan përkushtimin e saj ndaj inovacionit dhe gatishmërisë për të ardhmen, duke e konsoliduar fitoren e saj.”

Qatar Airways u rendit në vendin e dytë, ndërsa Air New Zealand, Cathay Pacific dhe Singapore Airlines plotësuan pesëshen më të mirë të linjave ajrore me shërbim të plotë për vitin e ardhshëm.

Për vitin 2025, platforma përfshiu një kategori për linjat ajrore hibride (ato linja ajrore që janë një kombinim mes transportuesve me kosto të ulët dhe transportuesve me shërbim të plotë dhe cilësi të lartë). Për të qenë pjesë e kësaj kategorie, linjat ajrore duhej të ofronin një hapësirë ndërmjet sediljeve prej të paktën 30 inç në klasën ekonomike dhe të siguronin pije freskuese joalkoolike falas. Kategorinë e kryesoi JetBlue. Në kategorinë e linjave ajrore me kosto të ulët, ku linjat ofrojnë tarifa bazë të ulëta dhe ruajnë një rrjet të shkëlqyer, AirAsia zuri vendin e parë, e ndjekur nga Jetstar dhe AirBaltic.

Lexo edhe:Shtetet që botojnë më shumë libra në botë

Linjat më të mira ajrore me shërbim të plotë për vitin 2025

  • Korean Air
  • Qatar Airways
  • Air New Zealand
  • Cathay Pacific
  • Singapore Airlines
  • Emirates
  • Japan Airlines
  • Qantas
  • Etihad
  • Turkish Airlines

Linjat më të mira ajrore hibride për vitin 2025

  • JetBlue
  • WestJet
  • Virgin Australia
  • Delta Airlines
  • United
  • American Airlines
  • Lufthansa
  • Air Canada
  • LOT Polish Airlines
  • TAP Portugal

Linjat më të mira ajrore me kosto të ulët për vitin 2025

  • AirAsia
  • Jetstar
  • AirBaltic
  • HK Express
  • EasyJet
  • FlyDubai
  • Ryanair
  • Scoot
  • Breeze
  • Southwest

timeout

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0