Cilat janë gabimet që bëjmë kur përdorim iPhone? - Business Magazine Albania

Cilat janë gabimet që bëjmë kur përdorim iPhone?


Më poshtë janë disa gabime që bëni me telefonët tuaj: 

1. Nuk e fikni asnjëherë.

Ju duhet ta fikni iPhone-in tuaj të paktën një herë në javë, pasi nëse e bëni më tepër bateria e tij do të konsumohet. Lëreni atë të shkarkohet plotësisht dhe më pas karikojeni në maksimum.

2. Lini WiFi-n dhe Bluetooth-in ndezur gjatë gjithë kohës.

Kur iPhone ka WiFi dhe Bluetooth ndezur dhe ju nuk jeni duke përdorur asnjërin prej tyre, kjo është vetëm një humbje e energjisë. Lërini të fikur, dhe ndizini vetëm kur ju nevojiten.

3. E përdorni jashtë në temperatura ekstreme.

iPhone nuk është bërë për të përballuar temperatura shumë të nxehta ose shumë të ftohta, 0 ° C ose 35 ° C. Këto kushte mund të konsumojnë baterinë apo ta fikin pajisjen tuaj. Të paktën vendoseni atë në xhepin tuaj, të sigurt.

4. Flini me të gjatë natës kur është në karikim.

Karikimi i iPhonit tuaj, ndërsa flini mund të jetë i përshtatshëm, por kjo nuk është një ide e mirë. Ka shumë debate për këtë çështje, por shumë thonë se mbajtja e iPhoni-t tuaj në zyrë, pasi ai është ngarkuar plotësisht, me kalimin e kohës mund ta dëmtojë baterinë. Mundohuni ta ngarkoni atë gjatë ditës ose përdorni një prizë elektrike që ju njofton kur telefoni ka marrë karikimin e duhur.

5. Nuk e pastroni.

“Apple” rekomandon të përdorni një leckë të butë për të pastruar pajisjen tuaj, veçanërisht pranë vendit ku vendoset ngarkuesi.

Burimi: fax.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0