Cilat janë avantazhet e autobusëve elektrikë në trafikun e qytetit? - Business Magazine Albania

Cilat janë avantazhet e autobusëve elektrikë në trafikun e qytetit?


Parimet e ofertës dhe të kërkesës si dhe konkurrenca në ekonomi zbatohen njësoj në tregun e autobusëve elektrikë. Ekzistojnë disa faktorë që flasin në favor të përdorimit të autobusëve elektrikë në transportin publik.

Energjia

Bota jonë po ndryshon vazhdimisht. Megatrendet më të dukshme janë rritja e popullsisë dhe urbanizimi. Prandaj, kërkesa për energji në botë po rritet me shpejtësi. Shqetësimet se nafta dhe gazi do të konsumohen më shpejt se sa pritej dhe shqetësimi për furnizim do të sjellë një betejë globale për burimet e energjisë. Europa në veçanti është shumë e varur nga importi i gazit dhe i naftës. Si rezultat, në vitet e fundit janë miratuar ligje të reja që promovojnë energjinë e rinovueshme nga njëra anë dhe teknologjitë inovative nga ana tjetër. Autobusët elektrikë do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen për qëllimin e përdorimit të energjive të rinovueshme dhe ruajtjen e burimeve energjitike.

Efikasiteti i energjisë

Në dallim nga autobusët tradicionalë me naftë, të cilët janë të pajisur me një motorr të madh me naftë, autobusët elektrikë janë të pajisur nga disa motorrë më të vegjël elektrikë që vendosen në rrota. Ky ndërtim shumë i thjeshtë i disqeve bën të mundur lëvizjen e plotë rrotulluese edhe kur qëndron pa ingranazhe të ndërlikuara shumëkëndëshe. Aftësia për përshpejtimin e lëvizjes rezulton të jetë e dobishme për transportin publik, i cili mund të arrijë një funksionim më të shpejtë në fillim. Përveç kësaj, disqet e autobusëve elektrikë kanë aftësinë për të rimarrë energjinë e frenimit. Kur frenohet, energjia kinetike mund të shndërrohet në energji elektrike dhe të kthehet në bateri. Kjo gjithashtu luan një rol të madh në konceptin operativ të transportit publik. Kështu, autobusët elektrikë janë shumë më efikasë sesa autobusët me naftë.

Mbrojtja klimatike

Në automjetet elektrike nuk zhvillohet procesi i djegies. Prandaj, asnjë ndotës në formë të grimcave të blozës ose oksideve të azotit nuk çlirohet gjatë funksionimit të autobusëve elektrikë. Trajtimet për ndotshmërinë janë të panevojshme. Autobusët elektrikë gjithashtu nuk emetojnë dioksid karboni, nëse ato furnizohen nga burime të ripërtëritshme të energjisë. Prandaj autobusët elektrikë jo vetëm janë efikasë në lidhje me energjinë, por gjithashtu mbrojnë klimën dhe ulin ndotjen e ajrit. Këta autobusë mbështesin përpjekjet për të reduktuar emetimet e grimcave të dëmshme në zonat metropolitane.

Kosto më të ulëta

Teknologjia moderne e baterive, e cila përdoret në autobusët elektrikë, eleminon konfigurimin e ndërlikuar të linjave ajrore me dy shtylla për tramvajët. Eleminimi i infrastrukturës së shtrenjtë gjithashtu e bën elektro-lëvizshmërinë shumë fleksibël në transportin publik të lidhur me rrugën. Një avantazh tjetër i rëndësishëm i autobusëve elektrikë në lidhje me tramvajët apo autobusët me naftë janë shpenzimet më të ulëta të mirëmbajtjes. Kostot e energjisë për çështjet operacionale – me një konsum prej rreth 1.2 kWh / km – janë rreth sa gjysma e kostove të karburantit për autobusët tradicionalë me motorr me djegie të brendshme.

Më pak zhurmë

Gjithashtu, udhëtarët dhe banorët përfitojnë nga autobusët elektrikë në lidhje me zhurmën pothuajse inekzistente. Automjetet me bateri mund të funksionojnë pa probleme dhe me emetim zhurme dukshëm më të ulët. Kështu ata kontribuojnë ndjeshëm në uljen e nivelit të zhurmës në zonat urbane.

Koordinim më i mirë

Autobusët elektrikë modernë gjithashtu sjellin më shumë mundësi për telematikë dhe shërbime dixhitale. Sepse me teknologjinë e re janë instaluar edhe sensorë të rinj dhe teknologji të reja të rrjetëzimit, të cilat lehtësojnë organizimin logjistik. Kështu që ju gjithmonë keni një pasqyrim se cili shofer është në detyrë, sa pasagjerë hipin dhe zbresin, gjendjen teknike të automjeteve, etj. Kjo lejon kontroll më të mirë dhe të përqëndruar nga qendra e kontrollit. Përveç kësaj, softueri dixhital mundëson komunikim më të mirë me klientët: ata jo vetëm që mund të shohin kohën e udhëtimit ose të blejnë biletat në kohë, por gjithashtu mund të komunikojnë me kompaninë operative nëpërmjet aplikacionit dhe të bëjnë sugjerime nëse është e nevojshme.

Pionierët dhe Zhvillimi aktual

Problemet janë motorri i progresit. Përveç nevojës për të ruajtur burimet energjitike, motivimi i qyteteve me nivele të larta të ndotjes së ajrit është të gjejnë zgjidhje praktike sa më shpejt. Prandaj, zhvillimi i teknologjisë së autobusëve elektrikë deri më tani është nxitur kryesisht nga Kina. Atje, konvertimi tashmë ndodhi në sasi të mëdha, kështu që sot në Kinë janë në përdorim 95% e autobusëve elektrikë. Ndërkohë, prodhuesit e mëdhenj europianë po përpiqen të zhvillojnë autobusë elektrikë, por ende nuk mund të ofrojnë çmime konkurruese. Ndërkohë, me partnerët në Gjermani, janë zhvilluar modele më të reja që përmbushin standardet europiane, me një çmim të drejtë dhe madje duke funksionuar më mirë se modelet e tjera në treg.Konkluzione

Avantazhet e autobusëve elektrikë flasin vetë, por disavantazhet janë kostoja më e lartë e pronësisë, infrastruktura e nevojshme e karikimit dhe pesha më e lartë. Mund të supozohet se teknologjitë e tjera dhe ndoshta më të mirë të lëvizjes, si p.sh. motorri me hidrogjen, do të lançohen në hapat e ardhshëm të zhvillimit. Por, deri atëherë, elektromobiliteti i bazuar në bateri do të jetë një komponent kyç i lëvizshmërisë mjedisore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0