Cilat ishin prapaskenat e shitjes së FORMULA 1? - Business Magazine Albania

Cilat ishin prapaskenat e shitjes së FORMULA 1?


Liberty Media ka njoftuar se fillimisht do të blejë 18.7% të aksioneve duke paguar 746 milionë dollarë para në dorë dhe më vonë do ta përfundojë blerjen e serive të garave botërore duke paguar një shumë prej 4.4 miliardë dollarësh në para dhe aksione në një marrëveshje që, ku përfshihet dhe borxhi, vlerëson kompaninë Formula 1 me 8 miliardë dollarë.

Pas shumë vitesh spekulimi, Formula 1 më në fund po shitet. Kampionati Global i Garave me makina do të blihet nga miliarderi John Malone i Liberty Media, për 8 miliardë dollarë.
Sezoni i vitit 2016 u ka dhuruar tifozëve të këtij sporti më shumë nga se ata ishin mësuar. Mercedes-i vazhdon të dominojë pistën, me Luis Hamilton dhe Niko Rosberg të kombinuar për të fituar të 14-a garat, nga të cilat humbën vetëm njërën. Por, lajmi i fundit është se Formula 1 i është shitur miliarderit John Malone i Liberty Media me një marrëveshje që e ka vlerësuar kampionatin 8 miliardë dollarë.

Formula 1, për një kohë të gjatë, ka qenë subjekt i thashethemeve për një shitje të mundshme. Në vitin 2012, një Ofertë Fillestare Publike (IPO) e planifikuar në Singapor u pezullua për shkak të kushteve jo të qëndrueshme të tregut, si dhe një vit më pas, raportet tregonin se kampionati do të vlente në treg 12 miliardë dollarë. E megjithatë, ato plane nuk u realizuan kurrë dhe nga ajo kohë, thashethemet kanë përndjekur kampionatin. Vitin e shkuar, Stephan Ross, miliarderi që zotëron Miami Dolphins, ishte shumë afër për të mbyllur një marrëveshje për blerjen e kampionatit me një vlerë prej 8.5 miliardë dollarësh, por përsëri marrëveshja nuk u finalizua.

Duket se thashethemet më në fund do të marrin fund. Liberty Media ka njoftuar se fillimisht do të blejë 18.7% të aksioneve duke paguar 746 milionë dollarë para në dorë dhe më vonë do ta përfundojë blerjen e serive të garave botërore duke paguar një shumë prej 4.4 miliardë dollarësh në para dhe aksione në një marrëveshje që, ku përfshihet dhe borxhi, vlerëson kompaninë me 8 miliardë dollarë.

Liberty, një kompani mediatike me bazë në Kolorado, gjithashtu zotëron MLB’s Atlanta Braves. Formula 1 momentalisht kontrollohet nga aksionerët e mëdhenj të CVC Capital Partners, të cilët i kanë blerë fillimisht seritë në vitin 2006 me një vlerë prej 2 miliardë dollarësh. Firma investitore zotëron 35% të kompanisë mëmë të Formula One, Delta Topco. Investitorët aktualë të Formula 1 do të vazhdojnë të zotërojnë 65% të serive nëpërmjet aksioneve të Liberty-s.

Por, nëpërmjet CVC-së mund të ketë të papritura në këtë investim. Ka shitur 21% të serive të kësaj gare për një shifër prej 1.6 miliardë dollarësh në 2012 dhe ka mbledhur miliarda dollarë si fitime dhe dividendë. Gjithashtu nuk e ka përmirësuar pozicionin e serive të garave. CVC-ja e ka ngarkuar Formula 1 me një borxh prej 4 miliardë dollarësh, ndërkohë që fuste në xhep dividendët, si dhe duke e zhvendosur transmetimin televiziv tek ato me abonim, zvogëloi ndjeshëm shikueshmërinë globale të këtij sporti. Pa përmendur që miliarderi Bernie Ecclestone, që mbetet figura kryesore e sportit, mendohet që është pas shitjes, pavarësisht nga problemet e tij të shumta ligjore.

Problemet e F1
Vitin e shkuar, artikulli i përvitshëm në vlerësimin e skuadrave të F1 u fokusua në vështirësitë e fundit të kampionatit, duke dalë në përfundim se F1 kishte humbur miliarda dollarë në tavolinë falë vendimeve të saj, të cilat kishin zvogëluar interesin e tifozëve dhe kishin krijuar pabarazi të madhe financiare te skuadrat. Këto vështirësi duket se janë reflektuar te çmimi i shitjes. Në 2012-n shitja e kapitalit të F1 vlente 9.1 miliardë dollarë, që do të thotë se 12% e asaj vlere është pakësuar në katër vitet e fundit.

Përcaktimi i të ardhurave të sakta mund të jetë i vështirë, pasi F1 përbëhet nga një rrjet kompanish shumëkombëshe. Por, Kampionati Botëror i F1, kompania që zotëron dhe shet të drejtat e transmetimit në televizion, është gjeneruesi më i madh i të ardhurave dhe nga raportimet e 2014-s të ardhurat ishin 1.35 miliardë dollarë. Të tjera të ardhura burojnë nga marketingu dhe bizneset e sekondare, që gjenerojnë të ardhura shtesë prej 430 milionë dollarësh.

Pak muaj më parë, Kampionati i Dyluftimit UFC u shit për 4 miliardë dollarë, apo sa gjysma e vlerës së F1. Por, promovimi i këtij sporti po gjeneron 600 milionë dollarë, që do të thotë se u tregtua me një vlerë sa shtatëfishi i të ardhurave të tij. Manchester United, aksionet e të cilit janë të listuar në Bursën e Nju Jorkut, aktualisht ka një vlerë që i kalon të ardhurat me 5 herë.

Por, Liberty shikon qartësisht një mundësi për t’i kthyer gjërat me seritë e garave të pambaruara dhe tashmë kanë identifikuar mundësitë e rritjes potenciale. Në një konferencë të fundit, Greg Maffei, shefi ekzekutiv i Liberty-s, cilësoi veprimet dixhitale, si një fushë ku duhen bërë përmirësime, dhe gjithashtu quajti videolojërat, realitet virtual, që u duhen shtuar aktivitetet promocionale si një mënyrë që do të përmirësojë biznesin e këtij sporti.

Burimi: gazetaekonomia.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0