Cila është pasaporta më e fuqishme në botë?

Cila është pasaporta më e fuqishme në botë?


Kombi i vogël i Singaporit tani ka pasaportën më të fuqishme në botë.

Sipas Indeksit të Pasaportave, që paraqet numrin e vendeve që bartësit e pasaportave mund të hyjnë pa viza ose e sigurojnë vizën pas mbërritjes, ata që zotërojnë një pasaportë të këtij shteti të Azisë mund t’i kalojnë kufijtë më lehtë.

Singapori renditet në vendin e parë si vendi që mund të vizitoj lirisht 159 shtetet me pasaportën që nuk kërkon një vizë.

Zelanda e Re dhe Australia kanë të njëjtin rezultat me 153.

Shqipëria renditet në vendin e 56-të, sepse tashmë shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në 96 vende të botës.

cila-eshte-pasaporta-e-fuqishme-ne-bote-businessmag

Ndërkohë, indeksi tregon rezultate të këqija për ata që zotërojnë pasaportë amerikane. Që prej emërimit të presidentit Trump, amerikanët janë bërë më pak të mirëpritur në të gjithë globin, me një rezultat prej 154 dhe prapa 18 vendeve të tjera.

Në fund të listës? Renditet Afganistani, me një rezultat prej 22.

Renditja e re e Top 10 Pasaportat më të Fuqishme:

1. 159 – Singapor

2. 158 – Gjermani

3. 157 – Suedia, Koreja e Jugut

4. 156 – Danimarka, Finlanda, Italia, Franca, Spanja, Norvegjia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar

5. 155 – Luksemburgu, Zvicra, Holanda, Belgjika, Austria, Portugalia

6. 154 – Malajzia, Irlanda, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

7. 153 – Australia, Greqia, Zelanda e Re

8. 152 – Maltë, Republika Çeke, Islanda

9. 150 – Hungari

10. 149. Sllovenia, Sllovakia, Polonia, Lituania, Letonia

/PasaportIndex

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0