Cila është e vërteta e pasurisë së themeluesit të birrës Corona? - Business Magazine Albania

Cila është e vërteta e pasurisë së themeluesit të birrës Corona?


Raportimet se banorët e një fshati spanjoll janë bërë milionerë, pas vdekjes së themeluesit të birrës Corona janë mohuar kategorikisht nga fondacioni i tij.

Sipas raporteve të përhapura nga mediat Britanike, Antonino Fernandez, i cili ishte CEO i Grupo Modelo, kompania e birrës që prodhon birrën Corona, la 200 milionë euro (169 milionë £) për 80 banorët e Cerezales, fshat i provincës Leon, ku ai ishte lindur dhe rritur.

Fernandez, i cili emigroi në Meksikë në vitin 1949, kur ai ishte 32 vjeç, vdiq në gusht. Ai ishte 99 vjeç dhe miliarder.

Por Fundacióni Cerezales Antonino dhe Cinia, një qendër kulturore dhe bashkëkohore e artit themeluar nga Fernandez, kategorikisht i mohoi këto raporte.

Unë mund të konfirmoj se ai nuk ka lënë para për fshatarët e tij në testament“, tha Lucia Alajos shefe e departamentit të komunikimit të Fondacionit për Mashable.

“Kohët e fundit familja e tij hapi testamentin dhe ne në fakt nuk e dimë se kush i mori paratë nga trashëgimia. Por dimë që nuk është as qyteti as fqinjët e tij.”

Akoma nuk dihet se kush do të jenë përfituesit e pasurisë së tij edhe pse ka zëra të ndryshme që ky filantrop do ua lejë banorëve të fshatit të tij të lindjes.

Kush ishte Antonino Fernandez?

Fernandez ishte fëmija i njëmbëdhjetë në një familje me 13 fëmijë në fshatin spanjoll të Cerezales, që ndodhet në provincën e Leon në veri-perëndim të Spanjës.

Ai e la shkollën kur ishte 14 vjeç, për shkak se prindërit e tij nuk mund të përballonin tarifat.

Në vitin 1949 ai u transferua në Meksikë, në moshën 32 vjeçare, pas një ftese nga xhaxhai i gruas së tij për të punuar në birrarinë Grupo Modelo si një punonjës në depo.

Ai punoi fort deri sa u bë CEO në vitin 1971. Kompania është e njohur për birrën e saj Corona, e cila e bëri atë milioner.

Fernandez, një filantrop i njohur, themeloi në vitin 2009 “Fondacionin Cerezales Antonino y Cinia” në vendlindjen e tij për të mbështetur skenën kulturore lokale.

 

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0