Chipotle përdor inteligjencën artificiale për të hapur lokale të reja me ritme marramendëse - Business Magazine Albania

Chipotle përdor inteligjencën artificiale për të hapur lokale të reja me ritme marramendëse

Chipotle përdor inteligjencën artificiale për të hapur lokale të reja me ritme marramendëse

Inteligjenca artificiale po ndihmon zinxhirin amerikan të ushqimit të shpejtë Chipotle të zgjerohet me një ritëm të jashtëzakonshëm, sipas CEO-së së kompanisë, Scott Boatwright.

Gjatë një takimi të organizuar nga revista Fortune për drejtuesit operativë të kompanive, Boatwright deklaroi se Chipotle planifikon të hapë një lokal të ri pothuajse çdo 24 orë gjatë këtij viti, duke theksuar se kompania po rritet me një “shpejtësi eksponenciale”. “Dhe nëse mendoni për rritjen që na pret, nevoja për individë me aftësi të larta, të përkushtuar dhe me vlera të qarta është më kritike sot se kurrë më parë për markën tonë,” u shpreh ai.

Lexo edhe:Cilat janë profesionet më të paguara në Europë?

Një nga instrumentet kryesore që po ndihmon këtë rritje është Ava Cado, mjeti i punësimit i bazuar në inteligjencë artificiale, i cili sipas Boatwright, ka shkurtuar kohën e punësimit me rreth 75%. Kjo teknologji është pjesë e sistemit të ri të rekrutimit që Chipotle prezantoi në tetor 2024, në partneritet me kompaninë Paradox. Ava Cado mund të komunikojë me kandidatët, t’u përgjigjet pyetjeve të tyre për kompaninë, të mbledhë informacion bazë, të caktojë intervista dhe të dërgojë oferta pune kandidatëve të përzgjedhur nga menaxherët e restoranteve. Boatwright theksoi se kohët më të shpejta të punësimit “jo vetëm që na ndihmojnë të mbajmë restorantet gjithmonë të stafuar, por sigurojnë që të kemi talentin më të mirë të disponueshëm në industri”. Në fjalën e tij në samit, ai shtoi se kur bëhet fjalë për përdorimin e AI-së, Chipotle synon të eliminojë mbetjet dhe të përmirësojë përvojën e punonjësve, e jo t’i zëvendësojë ata.

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithashtu nga kompania për të fituar përsëri klientët përmes ofertave të personalizuara në programin e saj të shpërblimeve, si dhe për të analizuar sjelljen e konsumatorëve dhe për të përshtatur promocionet. Në fund të marsit, Chipotle kishte rreth 3,800 lokale në mbarë botën, nga të cilat afërsisht 3,700 ndodhen në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit financiar të tremujorit të parë. Për vitin 2025, kompania synon të hapë 315 deri në 345 lokale të reja, ku rreth 80% e tyre do të përfshijnë një “Chipotlane”, pra një dritare “drive-thru” për tërheqjen e porosive. Gjatë tremujorit të parë, Chipotle realizoi gati 2.9 miliardë dollarë të ardhura, duke shënuar një rritje prej 6.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimi neto arriti në 386.6 milionë dollarë. Rezultatet financiare të tremujorit të dytë pritet të publikohen në muajin korrik.

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0