ChatGPT do të jetë i disponueshëm për kompanitë që duan ta integrojnë në aplikacionin e tyre - Business Magazine Albania

ChatGPT do të jetë i disponueshëm për kompanitë që duan ta integrojnë në aplikacionin e tyre

OpenAI do ta produktin e Inteligjencës Artificiale ChatGPT të disponueshëm për kompanitë për ta përfshirë në aplikacionet e tyre derisa synon përdorimin komercial për programin e tij jashtëzakonisht popullor.

Kompania, e cila prezantoi ChatGPT-n për publikun në nëntor, tani po ofron akses me pagesë për bizneset dhe zhvilluesit që duan ta përdorin kapacitetin e softuerit për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të gjeneruar tekst në aplikacionet dhe produktet e tyre.

Klientët do të jenë në gjendje të lidhin aplikacionet e tyre në ndërfaqen e programimit të aplikacionit ChatGPT, duke iu dhënë atyre të njëjtin version të modelit GPT 3.5 që e përdor vetë OpenAI me një kosto 10 herë më të ulët se modelet ekzistuese të OpenAI.

Lexo edhe: Kina bllokon aksesin e ChatGPT: Mbështet propagandën amerikane

Instacart, Shopify dhe Snap janë ndër kompanitë që tashmë përdorin ChatGPT API në produktet e tyre, tha OpenAI me bazë në San Francisko në një postim në blog të mërkurën.

Derisa OpenAI ka gjeneruar interes të madh publik në sistemet më të njohura të inteligjencës artificiale përgjatë vitit – ChatGPT që krijon tekst dhe DALL-E që gjeneron imazhe nga teksti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0