ChatGPT, chatbot-i inteligjent, ka arritur 100 milionë përdorues vetëm dy muaj pas lançimit, sipas analistëve.
Sipas tyre, nga firma e të dhënave Similarweb, në janar ka pasur rreth 590 milionë përdorues nga 100 milionë vizitorë unikë. Analistët në bankën e investimeve UBS thanë se, ritmi ishte i papreçedentë për një aplikacion të ri . “Në këto 20- vite nuk jemi njohur përdorim më të lartë dhe më të shpejtë”, thanë ata për Reuters.
Në krahasim, TikTok-u arriti 100 milionë përdorues për rreth nëntë muaj pas lançimit të tij ndërkombëtar, ndërsa Instagram-i u desh më shumë se dy vjet, sipas të dhënave nga Sensor Tower, një firmë e analizës së aplikacioneve. ChatGPT mund të gjenerojë artikuj, ese, përshëndetje, poezi dhe aplikacione pune si përgjigje ndaj nxitësve tekstualë.
OpenAI, një kompani private e mbështetur nga Microsoft, e bëri të disponueshme për publikun pa pagesë në fund të nëntorit. OpenAI gjithashtu zhvilloi gjeneruesin e imazheve të energjizuar nga AI, Dall-E dhe është në avantazh të AI-së gjenerative, ose teknologjisë që mund të krijojë përmbajtje.
Lexo: Industria e kriptove po përgatit “surprizën”: AI për të krijuar personazhe sipas dëshirës
Të premten, OpenAI njoftoi një abonim prej $20 në muaj, fillimisht për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, do të ofronte një shërbim më të qëndrueshëm dhe më të shpejtë si dhe mundësinë e provimit të funksioneve të reja së pari, tha kompania. Analistët besojnë se lansimi viral i ChatGPT do t’i japë OpenAI një avantazh të parë si konkurojnë kompanitë me njëra-tjetrën.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto