Çfarë thotë horoskopi juaj për karrierën

Çfarë thotë horoskopi juaj për karrierën


Nëse jeni i pakënaqur me punën tuaj, duhet të fajësoni shenjën e horoskopit.

Dashi

Ju jeni lider të lindur dhe nuk e keni të vështirë të vendosni autoritet, por duhet të keni kujdes sepse acaroheni shpejt. Keni aftësinë për të nisur disa projekte, por e keni të vështirë për t’i çuar ato deri në fund. Pikërisht për këtë arsye ju nevojitet skuadra e duhur mbështetëse.

Karriera ideale: Çdo gjë që përmban konkurrencë është për ju. Konsideroni punë si agjent turistik, trajner personal, atlet ose të punoni në një organizatë sportive. Nuk do ishit aspak keq edhe në rol drejtues duke qenë se ju pëlqen të keni kontrollin e gjërave.

Demi

Demi është një punonjës me këmbë në tokë dhe praktik. Ai mund të kalojë lehtësisht nga lider në ndjekës. Ju jeni i prirur të drejtoni, por rezultatet e mira ju bëjnë gjithashtu një lojtar shumë të mirë në grup. Duke qenë se jeni kokëfortë, do t’ju duhet t’i zgjidhni me kujdes projektet në të cilat do përfshiheni.

Karriera ideale: Jeni një nga shenjat më të pavarura dhe punëtore. Punë si rregullimi i luleve, industria ushqimore ose shitja e objekteve luksoze janë të duhurat për ju. Vlerësoni së tepërmi gjërat e bukura dhe rutinën e qëndrueshme. Jeni gjithashtu shumë të mirë në planifikimin financiar kështu që bota e financës mund të jetë e duhura.

Binjakët

Binjakët nxiten nga ambientet që u ofrojnë atyre varietet dhe mundësi interaktiviteti me shumë njerëz. Ju jeni i aftë të lëvizni shpejt nga një pozicion në tjetrin, por duhet të keni kujdes. Kjo mund t’ju bëjë një person që mërzitet shpejt nëse nuk i jepet një detyrë e re. Kështu që sigurohuni të mos punoni në një ambient i cili nuk ndryshon shpesh.

Karriera ideale: Çdo gjë që kërkon informacion të besueshëm dhe kontakt me një shumëllojshmëri gjërash, është e duhura për ju. Kështu që mësuesia ose komunikacioni janë të duhurat. Ju jeni shumë aktiv dhe ju pëlqen t’i mendoni të gjitha aspektet e një projekti. Prandaj konsideroni një pozicion në lidhje me marrëdhëniet me publikun ose menaxhimin e projekteve.

Gaforrja

Gaforrja është shenja më tradicionale dhe i pëlqen të ndjekë shembuj. Jeni shumë i kujdesshëm kështu që çdo profesion që ju lejon të kujdeseni për të tjerët ose të zgjidhni probleme, është i duhuri për ju. Ju nuk ia dilni dot në një punë ku nuk ju komunikohen rezultatet tuaja. Kështu që bëni mirë të keni një profesion ku menaxheri juaj ju motivon dhe ju jep raporte të vazhdueshme.

Karriera ideale: Gaforrja mund të zgjedhë të ketë një profesion si punonjëse sociale, pjesë e burimeve njerëzore, mësuese ose avokate. Kujdesi për shëndetin dhe mirëqenia janë pjesë e rëndësishme e kësaj shenje.

Luani

Luani pëlqen ekspozimin dhe vëmendjen, por jo në një mënyrë të tipit “më shikoni mua”. Do donit shumë të frymëzonit të tjerët. Mësuesia dhe politika janë perfekte për luanin dhe ata mund të jenë shumë të mirë në rolin drejtues.

Karriera ideale: Siç u përmend politika dhe mësuesia janë mundësi e mire, por duhet të konsideroni dhe profesionet që lidhen më argëtimin si për shembull aktrimin, muzikën ose dizajner kostumesh. Duke qenë se jeni një lider i mirë mund të konsideroni dhe mundësinë e një drejtori ekzekutiv.

Virgjëresha

Virgjëresha pëlqen përsosmërinë dhe është gjithmonë i gatshëm për të tjerët. Ju jeni një ndjekës i lindur, i dashur dhe dini si t’i ndiqni udhëzimet që ju jepen. Në rol drejtues jeni praktik dhe ju pëlqen të nxirrni më të mirën tek të tjerët. Ju ndodh shpeshherë që të nxisni veten tuaj për të arritur më të mirën dhe të fiksoheni pas detajeve. Por ju duhet gjithmonë një person tjetër që t’ju kujtojë të mos humbisni në detajet më të vogla. Praktikisht ju jeni punonjësi perfekt për t’u pasur afër.

Karriera ideale: Virgjëreshat kanë memorie të shkëlqyer dhe perfeksionizmi që ata kërkojnë nënkupton që dinë t’ia dalin kur bëhet fjalë për sasi të mëdha informacioni ose kontroll emocionesh. Këto dy cilësi bëjnë që virgjëresha të gjendet shumë mirë në profesione si terapist, shërbim me klientin, detektiv, teknik ose përkthyes.

Peshorja

Peshorja është e aftë të bashkojë njerëzit dhe shumë e shoqërueshme. Ju mund t’i kuptoni njerëzit, të arrini ekuilibrin dhe t’i motivoni ata. Mendoni një karrierë si diplomat, planifikues dasmash, përkthyes etj.

Karriera ideale: Ju jeni shumë i kujdesshëm dhe social prandaj kur vjen puna tek profesioni ideal ju mund të zgjidhni diçka që ju jep mundësinë te jeni i rrethuar me njerëz të tjerë. Kështu që shitjet janë diçka që mund ta bëni shumë mirë.

Akrepi

Asnjë nuk mund ta ruajë një sekret më mirë se një akrep kështu që kjo është diçka që ju mund ta shfrytëzoni në karrierën tuaj. Juve ju pëlqen sfida dhe puna kërkimore. Kështu që fusha mjekësore ose e investigimit janë ato që ju përshtaten.

Karriera ideale: Në një sallë kirurgjikale ose në një vendodhje krimi janë pozicionet më të përshtatshme për ju duke qenë se kërkojnë një nivel të lartë konfidencialiteti.

Shigjetari

Shigjetari ka një aftësi për te folur me të tjerët, për të motivuar dhe nxitur punën në grup. Ju jeni pak a shumë i mirë në çdo gjë përsa kohë që nuk kufizoheni nga rregulla të shumta.

Karriera ideale: Juve ju pëlqen të udhëtoni dhe të mësoni gjatë këtyre eksperiencave kështu që çdo punë në industrinë e turizmit do të ishte perfekte. Duke qenë se ju pëlqen të frymëzoni të tjerët ju mund të jeni një mësues shumë i mirë ose të punoni në një organizatë jo-fitimprurëse.

Bricjapi

Njerëzit nën këtë shenjë janë serioz, pragmatikë dhe shumë të organizuar, por nuk janë të mërzitshëm. Ju keni entuziazmin e duhur për të drejtuar një skuadër dhe nuk trembeni nga autoriteti i dikujt mbi ju. Gjithashtu jeni ambiciozë, punëtorë dhe e dini shumë mirë që vetëm puna sistematike do ju nxjerrë në majë.

Karriera ideale: Bricjapi është personi i duhur për të drejtuar një biznes. Aftësitë tuaja menaxhuese ju japin mundësinë të punoni në një kompani dhe t’i ngjisni shkallët një nga një. Ju jeni njeriu i duhur për të qenë një inxhinier ose arkitekt gjithashtu.

Ujori

Ujori është një shpirt i lirë. Por mos e ngatërroni këtë gjë me një njeri të papërqendruar. Ujorët janë shumë punëtorë. Ata dinë të mendojnë jashtë kornizave. Janë shumë të shoqërueshëm dhe punojnë mirë në grup, por dinë të punojnë dhe vetëm. Metodat tuaja jo të zakonshme të punës janë shpesh të vështira për t’u kuptuar nga të tjerët.

Karriera ideale: Ju përshtateni mirë me shkencën dhe teknologjinë, por dini gjithashtu të drejtoni projekte. Ju jeni gjithashtu një sipërmarrës i shkëlqyer.

Peshqit

Peshqit përshtaten shpejt. Ata nuk shqetësohen t’u provojnë të tjerëve sa të mirë janë, por mundohen të japin maksimumin gjithmonë. Ju mund të bëni mirë shumë gjëra, por do të shkëlqeni kur bëhet fjalë për të shëruar të tjerët duke qenë se jeni natyrë e ndjeshme dhe keni intuitë të mirë.

Karriera ideale: Çdo gjë që ka të bëjë me të shëruarit të tjerët. Kështu që mendoni një karrierë si infermier, doktor, terapist ose psikolog. Ju gjithashtu do t’ia dilnit mirë në arte dhe muzikë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0