Liderët që thonë "Faleminderit", udhëheqin më mirë - Business Magazine Albania

Liderët që thonë “Faleminderit”, udhëheqin më mirë

“Faleminderit” është fjala që përdorim pafund në jetën e përditshme, për kafen, për një derë të hapur, për një ndihmë të vogël. Por paradoksalisht, ajo mungon pikërisht aty ku ka peshën më të madhe, në vendin e punës.

Hulumtimet tregojnë se punonjësit e dëgjojnë më pak këtë fjalë nga drejtuesit e tyre sesa nga kushdo tjetër. Dhe kur mirënjohja zhduket, zhduket edhe motivimi. Loja bëhet e ftohtë, rezultatet bien, kultura prishet ngadalë.

Mirënjohja që rrit performancën

Studimet e Journal of Psychological Science e thonë qartë, punonjësit që ndihen të vlerësuar tregojnë besnikëri, japin më shumë ide dhe nuk ikin sapo troket oferta e parë. Liderët që falënderojnë krijojnë ekipe që punojnë me zemër, jo vetëm me kontratë.

Mirënjohja që forcon empatinë

Kur lidershipi jep shembullin, mirënjohja bëhet zinxhir. Ekipet bashkëpunojnë më shumë, konfliktet e fshehta bien, energjia e brendshme rritet. Një “faleminderit” i thënë në momentin e duhur shpesh vlen më shumë se një trajnim i gjatë.

Mirënjohja që ul stresin

Askush nuk funksionon mirë kur ndihet i padukshëm. Punonjësit që ndihen të vlerësuar përballojnë më mirë presionin, gabimet dhe situatat e vështira. Thjesht sepse e dinë se vlera e tyre nuk matet me një dështim.

Shembuj që flasin vetë

Douglas Conant, CEO i Campbell Soup, arriti të shpëtonte një kompani në rënie duke bërë diçka që tingëllon e thjeshtë, shkruante 20 letra falënderimi në ditë.
Indra Nooyi nga PepsiCo i falënderonte edhe prindërit e punonjësve të saj.
Rezultati? Angazhim rekord dhe rritje reale.

Si ta nisni sot kulturën e mirënjohjes

  • Thuaje qartë dhe me sinqeritet. Jo në nxitim, por si vërtetim i punës së mirë.

  • Shkruaje, bën ndikimin më të thellë.

  • Dhuro diçka personale. Një gjest i vogël, një ditë pushimi, një libër.

Nxit edhe mirënjohjen mes kolegëve

Një “mal falënderimesh”, një kuti me shënime pozitive, apo një email i hapur për vlerësime ndërkolegiale mund të krijojnë një energji krejt tjetër në zyrë. Njerëzit që vlerësojnë njëri-tjetrin, punojnë më mirë bashkë.

Mirënjohja nuk është luks, as taktikë PR-i. Është një investim i vogël me efekt disproporcionalisht të madh.
Ajo ndërton atmosferë, mbajtje, motivim dhe rezultate, më shpejt se çdo bonus.

foundr

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0