Çfarë thotë Aristoteli për komunitetin tuaj të startup-it?


Klishe-ja e tij e thjeshtë përcakton bazën për një ekosistem të madh.

Duket gjithnjë e më shumë që kompanitë e mëdha të përbëra nga sipërmarrës të mëdhenj vijnë nga komunitetet e mëdha startup. Kjo mund të jetë vetëm një rastësi, pasi përshembull kompania Breakout nuk ka marr asnjë përfitim nga komuniteti i saj. Apo, ndoshta kjo është një e metë në makinën tonë tepër të thjeshtë të korrelacionit?

Unë besoj se komunitetet e mëdha mund të dalin në sipërfaqe, të udhëzojnë dhe të jenë përgjegjëse për kompanitë e mëdha.

Kjo pyetje është gjithnjë e më shumë prezente, pasi shumë influencers si Brad Feld dhe Steve Case përkrahin idenë që ju mund të krijoni një kompani të madhe, vetëm, kudo. Brad shkroi librin mbi këtë temë disa vite më parë, “Startup Communities” dhe shumë prej tyre kanë përdorur përvojat e tij në “Boulder, CO” si një udhërrëfyes për komunitetet e tyre.

Steve Case në librin “Rise of the Rest“, i referohet tezës së tij se tani është koha për të ndërtuar jashtë Boston-it, New York-ut dhe San Francisko-s ekosistemin e startup-eve. Steve ka krijuar një turne me autobus, i cili deri më tani ka vizituar mbi 25 komunitete rreth SHBA-së.

Për ata të cilët ëndërrojnë të ndërtojnë komunitetin e tyre startup gjatë viteve të ardhshme mund të shohim më tej se këta dy autorë për udhëzim. Ka informacione shumë të mira në dispozicion që ju mund t’a përdorni në fillimet tuaja.

Por, para se të bëni, unë do t’ju kërkoja që ju të merrni në konsideratë dhe të peshoni një frazë të njohur dhe klishe që daton mijëra vjet më parë.

Aristoteli ka thënë se “E gjitha është më e madhe se shuma e çdo pjese”.

Çfarë do të thotë kjo në aspektin e komuniteteve të startup-eve?

Komuniteti juaj është i përbërë nga shumë pjesë të veçanta, ku secila është e rëndësishme, por asnjë nuk ka vlerë të konsiderueshme e vetme . I gjithë komuniteti është më i rëndësishëm, më i dobishëm, më i bukur, ose në një farë mënyre “më i madh” se të gjitha pjesët e saj të veçanta.

Komunitetet e mëdha kanë një qëllim të përbashkët – të ndërtojnë një komunitet të madh.

Për një komunitet, pjesët mund t’i referohen hapësirës fizike, takimeve, udhëheqësve të organizimit, themeluesve, investitorëve dhe të gjithëve dhe çdo gjëje në mes tyre.

Komunitetet e mëdha të startup-eve e kuptojnë këtë në mënyrë implicite dhe veprojnë në emër të saj çdo ditë. Ato e kuptojnë faktin se komuniteti vjen para interesave të tyre individuale dhe rendit të ditës. Nëse ata zvarriten, e gjithë puna është e humbur dhe kështu është çdo moment.

Burimi: inc.com 

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale