Bëjeni muajin Tetor të paharrueshëm duke ndjekur këto evente

Bëjeni muajin Tetor të paharrueshëm duke ndjekur këto evente


VisitTirana

Tetori është një periudhë e artë, më e bukura e vjeshtës, pasi gjethet e verdha mbulojnë qytetin dhe moti është perfekt, as shumë ftohtë as shumë nxehtë. Periudhë e mrekullueshme për aktivitete në hapësirë dhe për të ndjekur evente të shumta në Tiranë, që përgatiten si për vendasit dhe për të huajt vizitorë. Tetori është plot me evente, festivale, ekspozita, panaire, maratona sportive, koncerte, konferenca dhe shfaqje të mrekullueshme.

Është muaji ku eventet kulmojnë.  Thuajse çdo ditë është e ngjeshur dhe ju do të keni mundësi të vizitoni disa evente njëherësh. Le të eksporojmë së bashku disa prej tyre që do të ngrohin ditët tuaja me kujtime të paharrueshme.

Tirana Photo Festival
Eventi më i madh i fotografisë në kryeqytetin shqiptar. Një event që i kushtohet plotësisht fotografisë, promovimit të vendit dhe edukimit të të rinjve me pasionin për fotografinë. Eventi hap dyert më 8 Tetor 2019, ora 18.00 te Muzeu Historik Kombëtar, ndërsa ekspozita do të qëndrojë e hapur për një javë, deri më 15 Tetor 2019. Veç ekspozitës ka workshope, foto ture, forume etj. Mos e lini pa parë ekspozitën e këtij festivali.

Konferenca e Marketingut Dixhital AllWeb-2019 

Konferenca AllWeb Albania do të jetë e pranishme në edicionin e saj të katërt në Tirana Business Park në datën 17 Tetor 2019. Konferenca është e organizuar në një ditë nga ora 09:30 – 17:30 dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Formati i konferencës përbëhet nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohen e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.

Të ftuarit në skenë ndajnë ekskluzivisht për audiencën përvojat dhe këshillat e tyre për mënyrën se si komunikimin në internet ta shndërroni në mjet në përkrahje të biznesit.

Deri më tani janë konfirmuar 6 prej folësve: Matt Desmier, Vladimir Vulic, Roger Edwards, Kirsten Jassies, Granit Doshlaku dhe Henry Leerentveld.

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me: Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk. Ose mund të blini biletën tuaj në https://allweb.al/tickets/

Maratona e Tiranës
Eventi më madh dhe ndërkombëtar, ku mblidhen vrapuesit e gjithë moshave nga 40 vende të botës dhe garojnë në këtë event sportiv që zhvillohet në Tiranë. Itinerari do të përfaqësojë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë në sfidë, por dhe kënaqësi. Veç sportit, kjo do jetë një ditë feste për qytetarët. Do të ketë aktivitete kulturore dhe artistike të shumta gjatë eventit.

Tre tenorë, koncert në pallatin e Kongreseve, 3 Tetor, ora 19:00
Një nga koncertet më të bukura në Tiranë dhe të shumëpritura, ku do të ketë muzikantë shqiptarë dhe të huaj për gjithë dashamirësit e muzikës klasike.

Koncert rrok poshtë kurorës së ullirit
Një koncert fantastik nga këngëtarët e njohur shqiptarë: Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi, Eneda Tarifa, Flaka Krelani dhe Kastriot Tusha. I ftuar special, Kristos Dantis. Me 8 Tetor te Amfiteatri i Tiranës, ora 20:00.

Tirana Kino Kabare 
Më në fund Tirana do të ketë sesionin e saj të parë Kino Kabare, një javë e kaluar me adhuruesit e filmit, ku producentët si amatorë dhe profesionistë do kenë shansin të krijojnë një video, film të shkurtër, dokumentar. Pra, çdo gjë që ju bën të ndiheni të frymëzuar për të krijuar në frymën e Kino Kabare. Bashkojuni komunitetit të madh të kinematografisë. Do takohen bashkë talentet mbarëkombëtare dhe do t’u jepet mundësia që të bëjnë filma të shkurtër për kinema.

Takoni Rusinë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës
Panairi zhvillohet nga 23-26 Nëntor 2019 në Pallatin e Kongreseve, Kultura ruse, traditat dhe pijet e famshme alkolike, kryesisht Vodka do të paraqiten në këtë panair.
Panairi Study Fair në Europë
Ky panair do të zhvillohet te Hilton Hotel, aty ku shumë studentë, por edhe nxënës do të ftohen të marrin pjesë për t’u njohur me mundësitë e studimit në vende të ndryshme europiane. Panairi është i hapur për të gjithë dhe për prindërit që të informohen për shkollat më të mira ku do të çojnë fëmijët e tyre. Zhvillohet nga data 24-26 Tetor tek Hilton Hotel.

Zgjidhni eventi tuaj të preferuar dhe ruani datën. Mos harroni të klikoni në portalin http://www.visit-tirana.com për të ndjekur eventet më të fundit në Tiranë dhe çdo informacion, atraksion dhe rekomandim se çfarë të bëni në Tiranë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0