Çfarë preferojnë shqiptarët për festat e fundvitit?

Çfarë preferojnë shqiptarët për festat e fundvitit?


Është rritur vlera e pakove që dërgohen, ndërsa është ulur sasia. Pakot janë bërë më të personalizuara, ndryshe nga vitet e tjera. Pra ka tendencë për dhurata më cilësore…

Risia për këtë fundvit, sipas tyre, qëndron në dërgesa më të mëdha në Kosovë, duke qenë se bizneset shqiptare kanë dërguar atje më shumë se vitet e kaluara. Ndërsa sa u përket kartolinave, këtë vit kanë qenë të shumta institucionet që kanë përdorur kartolina të fshatit SOS apo të Fondacionit Down Syndrome, blerja e së cilave ndihmon financiarisht këto grupe në nevojë.

Lexoni: Dhuratat, kur të bëni dhe kujt?

Sipas drejtuesve të United Transport (UPS) është vënë re një tendencë tjetër e kompanive private për sa i takon dërgimit të dhuratave. Po dërgojnë pako me vlerë më të lartë, por më pak të tilla. “Është rritur vlera e pakove që dërgohen, ndërsa është ulur sasia. Pakot janë bërë më të personalizuara, ndryshe nga vitet e tjera. Pra ka tendencë për dhurata më cilësore”- tregojnë ata.

Burime nga Posta Shqiptare shprehen se ecuria e këtij viti është në të njëjtin trend si vitet e mëparshme. Institucionet shtetërore, të cilët kryesisht zgjedhin të bëjnë dërgesat përmes këtij institucioni, dërgojnë kryesisht kartolina. Megjithatë, ata pohojnë që kanë pasur edhe pako si shporta apo pije, por më pak në numër dhe kryesisht nga biznese apo banka. Sipas tyre, këtë vit dominojnë produktet e marketingut: kalendarë, axhenda etj.

Lexoni: Dhuratat që mund ti bëni kolegëve për festat e fundvitit

Operatorët e shërbimeve postare thonë se, sikurse ka ndodhur çdo vit, nuk arrijmë të “shpëtojmë” nga një traditë tipike shqiptare, ajo e dërgimit të pakove në momentet të fundit, ndaj pritet që fluksi më i madh të jetë pas datës 27.

/CityRadio

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0