Çfarë po ndodh në Britani ? - Business Magazine Albania

Çfarë po ndodh në Britani ?


Për shkak të problemeve në Europë, çështja e Brexit duket se po kalon në heshtje, ndërsa efektet kanë nisur të ndihen. Sterlina po zhvlerësohet ndjeshëm dhe një gjë e tillë nuk ka sesi të mos ndikojë tek inflacioni, sikundër na mëson çdo manual i makroekonomisë.

Sot, rreth 31% e PBB-së së Britanisë së Madhe shkon për blerjen e mallrave dhe shërbimeve që importohen, që me sterlinën e dobët janë bërë akoma më të shtrenjta.

Sipas ekspertëve, e gjithë kjo mund të përkthehet në një rritje të ndjeshme të inflacionit, gjë e cila shumë shpejt do të rëndojë xhepat e konsumatorëve. Aktualisht, inflacioni është në nivelin 0.6%.

Me pak fjalë, pasojat e para do të ndihen nga qytetarët e thjeshtë, të cilët do të shpenzojnë më shumë për të blerë gjërat e tyre. Ata do të kenë më pak para në dispozicion për të kursyer, gjë që do të sjellë pasoja të rënda në ekonomi.

The Economist shpjegon se sa më shumë para të shpenzohen për të blerë mallra dhe shërbime importi, aq më pak para do të kursehen dhe do të invesohen në ekonominë lokale, kjo do ta fusë vendin në një rreth vizioz që nuk do të ketë fund.

Por, qytetari i thjeshtë do të duhet të përballet me pasoja edhe më të mëdha.
Pasiguria që po karakterizon muajt e fundit mund të shkaktojë dëme të tjera. Fakti që ende nuk dihen linjat strategjike të negociatorëve që do ta nxjerrin jashtë BE-së Britaninë, bën që të stepen investimet. Është më e udhës që të pritet që e ardhmja të qartësohet sesa të hidhet në treg kapital në këtë fazë.

Sipërmarrjet britanike do të hasin më shumë vështirësi dhe ndoshta do të gjenden përballë faktit për të rritur çmimet e konsumit. Përsëri, presione inflacioniste.

Nga ana tjetër, edhe çmimet e lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare mund të shënojnë rritje dhe gjendja do të bëhet më e vështirë.

Banka e Anglisë ka përditësuar parashikimet për inflacionin për periudhën 2017-2018, që mendohet se mund të rritet në mbi 2%, por nuk përjashtohet që ky nivel të ndryshojë.

Burimi: monitor.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0