Ka marka që kërkojnë të bëjnë zhurmë, dhe ka marka që flasin me punë. Kjo është Billa. Një histori që nisi në vitin 2003, jo me premtime të mëdha, sepse për ne cilësia nuk është thjesht premtim, është standard. Thjesht cilësi që shihet dhe ndjehet.
Nga Shqipëria, në katër kontinente.
Sot, pllakat e Billa-s udhëtojnë në më shumë se 90 shtete. Nga një banesë e vogël, deri te projekte gjigante me mijëra metra katrorë, standardi nuk ka ndryshuar kurrë: të njëjtat produkte rezistente, estetikisht të bukura dhe të menduara për jetëgjatësi.
Villa Ceramica, aty ku çdo detaj merr peshë
Në Castellón të Spanjës ndodhet zemra e prodhimit, Villa Ceramica. Aty ku argjila e përzgjedhur bashkohet me teknologjinë më të avancuar, por edhe me diçka më të rrallë: përgjegjësinë. Sepse çdo pllakë që del prej andej përfundon në një hapësirë që dikush do ta quajë shtëpi, zyrë, punë, kujtim. Dhe kjo e bën çdo detaj të vlefshëm.
Produkte që bëhen pjesë e jetës
Pllakat e Billa-s nuk janë thjesht dizajn për katalog, ato janë të menduara për përditshmërinë, për t’u përballur me lagështinë, me pastrimin e përditshëm, me kalimin e kohës. Dizajni ka vlerë, por vetëm kur shkon dorë për dore me funksionin.
Lexo edhe: Ku nis një trend? Natyrisht te zgjedhja e duhur
Cilësi që nuk ndikohet nga koordinatat
Qoftë në një apartament në Oslo apo në një vilë në Marakech, produktet e Billa-s përballen me të njëjtat sfida të përditshme, dhe i kalojnë me të njëjtën qëndrueshmëri. Edhe pjesët që nuk shihen, materiali i ngjitjes, sistemi i montimit, punohen me të njëjtën përpikmëri, sepse jetëgjatësia e një ndërtese nuk matet në vitin e parë, por me vitet që pasojnë.
Marrëdhënie që nuk përfundojnë me shitjen
Në showroom-et e Billa-s, çdo pyetje ka përgjigje. Klientët tanë nuk blejnë vetëm pllaka, blejnë qetësi mendore, siguri dhe besim. Dhe ky besim ndërtohet pas shitjes, jo përpara saj.
Një ekip që ndërton çdo ditë
Çdo produkt që del nga Billa mban më shumë sesa teknologji dhe dizajn. Mban përkushtimin e një ekipi që e sheh çdo detaj si pasqyrë të vlerave që përfaqëson. Shumë prej punonjësve të kompanisë janë aty që nga dita e parë. Nuk janë thjesht të punësuar, janë bashkëndërtues të historisë së saj.
Mbështetje që vazhdon përtej blerjes
Në një kohë ku shumë kompani ndjekin efikasitetin, Billa zgjedh të investojë në qëndrueshmëri dhe në marrëdhënie njerëzore dhe kjo është ajo që e dallon një markë që rritet me rrënjë të forta.
Një vizion që rritet, por nuk ndryshon
Çdo vit sjell tregje të reja, teknologji më efikase dhe koleksione më të guximshme, por baza mbetet e njëjtë; cilësi e pakompromis. Ne nuk e shohim klientin si blerës, por si partner dhe bashkëndërtues.
Kjo është Billa.
Një markë që premton cilësi dhe punon për të çdo ditë. Një markë që nuk synon të jetë kudo, por që vlerësohet aty ku cilësia është kriter, jo luks. Sepse ndonjëherë… cilësia nuk duket. Por ndjehet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto