Çfarë na tregon historia për bumin ekonomik post-pandemik - Business Magazine Albania

Çfarë na tregon historia për bumin ekonomik post-pandemik

Pandemia e kolerës goditi Francën në fillim të viteve 1830 ku spitalet u mbingarkuan nga pacientët dhe mjekët nuk dinin t’i jepnin shpjegim sëmundjes. Fundi i murtajës nxiti një ringjallje ekonomike ku Franca ndoqi Britaninë në një revolucion industrial. Por siç e di kushdo që ka lexuar “Të mjerët” e Hygoit,  pandemia gjithashtu kontribuoi në një lloj tjetër revolucioni. Të varfërit e qytetit, të goditur më rëndë nga sëmundja, prevaluan  kundër të pasurve të cilët kishin ikur në vilat e tyre jashtë qytetit për të shmangur mundësinë e infektimit me kolerë. Franca u karakterizua nga një  paqëndrueshmëri politike për vite më vonë.

Sot, teksa  Covid-19 është akoma i ashpër nëpër vendet e varfëra, bota e pasur është në prag të një bumi post-pandemik të lulëzuar. Qeveritë po heqin kufizimet pasi vaksinimet ulën numrin e shtrimeve në spital dhe numrin e jetëve të humbura. Shumë parashikues mendojnë se ekonomia e Amerikës do të rritet me më shumë se 6% këtë vit, të paktën katër pikë përqindje më shpejt se tendenca e saj para-pandemike. Vendet e tjera janë gjithashtu në zhvillim jashtëzakonisht të shpejtë .

Situata është aq e panjohur saqë ekonomistët po kthehen pas në histori për të kuptuar se çfarë na pret. E kaluara na tregon që pas periudhave të ndërprerjes masive jo-financiare të tilla si luftërat dhe pandemitë, PBB-ja rritet përsëri. E shkuara gjithashtu ofron mësime të tjera. Së pari, ndërsa njerëzit janë të etur të dalin dhe të shpenzojnë, pasiguria mbetet. Së dyti, krizat inkurajojnë njerëzit dhe bizneset të provojnë mënyra të reja për të bërë gjëra. Së treti, siç tregon “Të mjerët”, trazira politike shpesh është e pashmangshme.

Dëshmitë nga pandemitë e hershme sugjerojnë që gjatë fazës akute njerëzit priren të mbledhin më shumë kursime dhe të shpenzojnë me pak. Në gjysmën e parë të viteve 1870, gjatë një shpërthimi të lisë, norma e kursimit të familjeve në Britani u dyfishua. Shkalla e kursimit të Japonisë është dyfishuar gjatë Luftës së Parë Botërore gjithashtu.  Në vitet 1919-20, ndërsa gripi spanjoll u përhap, amerikanët grumbulluan më shumë para se në çdo vit tjetër deri në Luftën e Dytë Botërore.

Historia gjithashtu ofron një udhëzues për atë që njerëzit bëjnë sapo jeta kthehet në normalitet. Shpenzimet rriten, duke nxitur punësimin të rikuperohet. Nocioni që njerëzit festuan fundin e Vdekjes së Zezë me “gëzim histerik”, siç supozojnë disa historianë, është (ndoshta) apokrif.

Në prag të Vitit të Ri 1920, pasi kërcënimi i gripit spanjoll kishte kaluar, në “Broadway dhe Times Square dukeshin jeta dukej më shumë si ditët e vjetra “por Amerika megjithatë u ndje si “një komb i sëmurë dhe i lodhur”. Një letër e fundit nga banka Goldman Sachs, vlerëson se në vitet 1946-49 konsumatorët amerikanë shpenzuan vetëm rreth 20% të kursimeve të tyre të tepërta. Këto shpenzime shtesë sigurisht ndihmuan bumin e pasluftës, megjithëse raportet mujore të qeverisë për “situatën e biznesit” në fund të viteve 1940 ishin gjithsesi të mbushura me shqetësime.(dhe në të vërtetë ekonomia shkoi në recesion në 1948-49).

Historianët besojnë se Vdekja e Zezë i bëri europianët më aventureske.

Në të vërtetë një studim për Byronë Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike të Amerikës, botuar në 1948, zbuloi se numri i bizneseve të reja lulëzoi nga viti 1919. Sot formimi i ri i biznesit po rritet përsëri në të gjithë botën e pasur, pasi sipërmarrësit kërkojnë të plotësojnë boshllëqet në treg. Disa hulumtime të tjera sugjerojnë që punëtorët  janë më produktivë si pasojë e pandemive. Një letër e botuar vitin e kaluar nga Banka e Rezervave Federale të San Franciskos zbulon se pagat reale priren të rriten. Në disa raste kjo ndodh përmes një mekanizmi makabër: sëmundja u merr jetën punëtorëve më të dobët , duke i lënë të mbijetuarit në një pozicion më të fortë negocimi.

Në raste të tjera, rritja e pagave është produkt i ndryshimeve politike.Kur numri i njerëzve që kanë vuajtur është shumë i madh, qëndrimet mund të zhvendosen ndaj punëtorëve. E njëjta gjë duket se po ndodh edhe këtë herë.

Politikëbërësit në të gjithë botën janë më pak të interesuar në uljen e borxhit publik ose largimin e inflacionit sesa në uljen e papunësisë. Një punim i ri nga tre akademikë në London School of Economics gjithashtu zbulon se Covid-19 i ka bërë njerëzit në të gjithë Europën të neveriten nga pabarazia.

Presione të tilla, në disa raste kanë dërguar në çrregullime politike. Sipas një studimi, Ebola, në 2013-16, rriti dhunën civile në Afrikën Perëndimore me 40%. Kërkimet e fundit nga FMN zbulojnë se Ebola, Sars dhe Zika, çuan në një rritje të konsiderueshme të trazirave shoqërore. Trazirat shoqërore duket se arrijnë kulmin dy vjet pasi mbaron pandemia. Gëzojeni këtë bum lulëzimi për sa kohë që ai zgjat. Shumë shpejt, përralla mund të marrë një tjetër kthesë.

THE ECONOMIST

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0