Çfarë na sjell televizori inteligjent QLED?

Çfarë na sjell televizori inteligjent QLED?

televizori QLED

Duke filluar nga komforti i shtëpisë e deri tek të stërviturit intensiv, televizorët inteligjentë modernë na mundësojnë një sërë opsionesh të dobishme për jetën e përditshme. E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa kombinimin e teknologjisë më të fundit QLED, shfaqjen e përmbajtjes vizuale dhe opsionet inteligjente, te cilat kthejnë televizorin në një pajisje shumëfunksionale për çdo rast.

Ekranet e modeleve moderne janë njëkohësisht ideale për të transmetuar serialin e preferuar, ashtu si dhe programet profesionale trajnuese, me komanda të thjeshta që menaxhojnë aplikacionet dhe pajisjet e lidhura, të cilat bëjnë të punuarit nga shtëpia më produktive se kurrë më parë.

televizori QLED

Të trajnohesh si në palestër

Në rastet kur punon apo mëson nga shtëpia, është shumë e rëndësishme të jesh aktiv, edhe kur kjo do të thotë të shndërrosh dhomën e ndenjes në një palestër. Të gjithë llojet e videove trajnuese janë të disponueshme tashmë në vetëm pak klikime. Me një ekran me rezolucion të lartë, përdoruesit nuk do të humbasin asnjë hap dhe me ndihmën e shërbimeve të ofruara, ata mund të gjejnë lehtësisht trajnimin që është ideal për ta çuar rutinën e fitnesit në një nivel më të lartë.

Teknologjia QLED e shfaqjes së përmbajtjes

Me teknologjinë revolucionare QLED, përdoruesit mund të sigurohen që përmbajtja në ekran do të prekë majat. Çdo nuncë e spektrit vizual të shikimit të njeriut shpaloset qartë me anë të teknologjisë Quantum Dot AI, e cila me një procesor të teknologjisë së lartë dhe platformën udhëheqëse në industri – Tizen, amplifikon vizualisht çdo përmbajtje.

televizori QLED

Gjithashtu, nuk ka asnjë nevojë për të errësuar dhomën apo për të modifikuar manualisht nivelin e dritës apo materialin në ekran për të përftuar cilësinë perfekte të imazhit, qoftë kjo nëse përdoruesit shohin filmin e tyre të preferuar në një dhomë të errët, apo të ndriçuar mirë.

Puno nga shtëpia më rehat dhe më lehtë

Në 2019, Samsung prezantoi veçorinë Remote Access të disponueshme në televizorët e fundit inteligjentë, e cila lejon përdoruesit të aksesojnë e menaxhojnë materialet në kompjuterin e tyre nëpërmjet televizorit, pavarësisht vendndodhjes së tij. Veçoria Wi-Fi Direct, e cila vjen me Qasje në Distancë (Remote Access), është përgjegjës për shpërndarjen pa ndërprerje të ekraneve ndërmjet televizorëve dhe kompjuterave, smartfonëvë dhe tabletëve.

Pak paqe dhe qetësi

Të gjithë kemi nganjëherë nevojë të bëjmë një pushim nga të parit ekranet, të shijojmë pak paqe e qetësi. Fatmirësisht, veçoria Ambient Mode mundëson pikërisht këtë. Me të, kur televizori Samsung është i fikur mund të krijojë një atmosferë relaksuese duke paraqitur vepra arti, foto të familjes, dhe materiale të tjera relaksuese. Kur përdoruesit dëshirojnë të relaksohen tërësisht, ata mund ta përshtasin Ambient Mode që t’i përshtatet sfondit pas pajisjes, në mënyrë qe ekrani të bëhet një me mjedisin.

televizori QLED

Të transformosh televizorin tënd në një galeri arti nuk ka qenë kurrë më e lehtë, me anë të opsionit Tap View i cili lejon të transferosh dhe shfaqësh foto nga smartfoni në ekranin e televizorit me vetëm një klikim.

Blini The Frame TV në përmasat 55″+ dhe përfitoni dhuratën unike Soundbar Hww-S40T të dizenjuar nga stilistë, një sistem të integruar me dy altoparlantë dhe megafona në kornizën e tij elegante, në mënyrë që ta vendosni kudo në dhomë për të shijuar një përvojë të pastër gjithëpërfshirëse. Promocioni zgjat nga 8.10.2020 deri në 15.11.2020 ose deri sa të përfundojë stoku. Gjeni më shumë informacion këtu.

televizori QLED

Televizori The Sero përshtatet dhe ju mundëson të shihni nga këndi i duhur. Sero ndizet për t’u përshtatur me përmbajtjen tuaj, horizontalisht – për të parë përmbajtje dhe filma në televizor, ose vertikalisht – kur është fjala për përmbajtje dhe aplikacione në celular. Të gjitha këto karakteristika ju shërbejnë për një stil modern jetese, por është po aq e rëndësishme që bashkë me to të përfitoni edhe sigurinë që do t’ju ofrojë një kënaqësi më afatgjatë.

Televizorët e serisë Lifestyle janë të dedikuar për ata që janë në kërkim të një përvoje estetike. Këta televizorë ju ofrojnë një figurë me cilësi jashtëzakonisht të lartë, si dhe mundësinë për t’u përshtatur në mënyrë të përkryer me ambientin tuaj të ndenjes. Kur është i fikur, televizori The Frame përbën një vepër arti të vërtetë që vjen në jetë në ekranin e tij. Cilësia më e lartë e figurës e kombinuar me modalitetin e artit është një vlerë e shtuar unike në shtëpinë tuaj.

televizori QLED

Shfrytëzoni promocionin fantastik të Samsung nga 01.10.2020 deri në 31.12.2020 dhe përfitoni 5 vjet garanci për televizorin e blerë, i cili është i vlefshëm për seritë QLED dhe Lifestyle të 2020. Listën e plotë të produkteve në promocion mund ta gjeni në faqen e internetit samsung5vitegaranci.al. Për t’u kualifikuar për garancinë 5 vjeçare, duhet të regjistroni pajisjen tuaj në faqen e internetit samsung5vitegaranci.al jo më vonë se 15 ditë nga data e blerjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0