Çfarë na mësuan 2 sipërmarrës të Silicon Valley në webinar! - Business Magazine Albania

Çfarë na mësuan 2 sipërmarrës të Silicon Valley në webinar!

Bota e sotme e biznesit ecën me ritme të shpejta dhe është gjithnjë në zhvillim, sipërmarrësit janë gjithmonë në kërkim të mënyrave për të qëndruar të përditësuar me zhvillimet më të fundit. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që operojnë në zemër të industrisë së teknologjisë, Silicon Valley. Me reputacionin e saj për inovacion dhe sukses, Silicon Valley ka qenë prej kohësh një destinacion ëndrrash për shumë sipërmarrës.

Në webinarin tonë më të fundit, dy sipërmarrës të suksesshëm ndanë përvojat e tyre për ndërtimin e kompanive të tyre në këtë rajon të gjallë dhe konkurrues. Nga sfidat me të cilat u përballën deri te mësimet që fituan, njohuritë e tyre ofrojnë mësime të vlefshme për sipërmarrësit aspirues në Shqipëri.

Ja çfarë mësuam nga përvoja në Silicon Valley e Leon Eisen dhe Gary Foëler:

  1. Do t’ju duhen gjithnjë njerëz dhe kontakte për t’ju ndihmuar të ndërtoni një kompani!
  2. Tregoni talentin tuaj dhe mos e mbani atë vetëm pas dyerve të mbyllura. Veproni!
  3. Shkëmbimi i njohurive është një hap shumë i rëndësishëm drejt krijimit të një kombi startup-esh për vendin tuaj.
  4. Në rastin e Shqipërisë ku nuk ka Venture Capitals, ju duhet të nxirrni kompaninë tuaj jashtë vendit dhe të mësoni si të prezantoheni përpara investitorëve të huaj.
  5. Nuk është e nevojshme të rikrijoni rrotën! Shkoni atje ku janë “peshqit e mëdhenj”. Mendërisht duhet të harroni vendin ku ndodheni dhe të bëheni global.
  6. Ju bëheni ajo që besoni dhe nëse doni të arrini diku, thjesht imagjinoni se ku dëshironi të shkoni.
  7. Mos u tregoni modest për atë që keni nëse doni ta bëni kompaninë tuaj të investueshme.
  8. Gjeni njerëz të suksesshëm, gjeni mentorë dhe këshilltarë dhe kërkoni ndihmë!
  9. Nëse doni të luani “golf”, duhet të luani me profesionistë!

E keni ndjekur webinarin live? Na tregoni se çfarë ju duk më interesante.

Vazhdoni të ndiqni AlbaniaTech për më shumë seri webinaresh lidhur me startup-et!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0