Nga Shpresa Rupar
Përshëndetje krijues/-se,
Dje gjatë ecjes dhe rutinës sime të mbrëmjes, pashë një tufë zogjsh që fluturonin së bashku në qiellin gjysëm të kuq, – dje ishte një nga ato mbrëmjet e bukura, të flakta.
Ajo tufë më kujtoi studimin e viteve të fundit të kryer nga shkencëtarët për zogjtë që fluturojnë në formë ”V-je”.
Kur ata, me krahët e tyre, gjatë shtegëtimit në vende të tjera, ngrihen apo dalëngadalë ulen, sikur vallëzojnë, ne thjesht mund të shijojmë shfaqjet e tyre të mrekullueshme në hapësirën e pafund mbi kokat tona.
Zogjtë mund të jenë burim frymëzimi, në momentet kur me krahët e tyre të lehtë braktisin Tokën për t’u ngritur mbi diçka për ne ”pa krahë” të pakapshme, mund të jenë lajmëtarë të diçkaje më madhore…. dhe kjo thjesht me një ngritje kaq të lehtë krahësh, apo ashtu si kuptuan shkencëtarët, me një vibrim dhe koordinim fantastik mes tyre…, ata fluturojnë të lirë drejt lirisë.
Shkencëtarët mendojnë se grupet e zogjve organizohen në mënyrë të tillë për të kursyer energji. Mekanizmat e ndërlikuar të tyre, mekanizma që i përdorin gjatë fluturimit në formë ”V-je”, tregojnë për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të kuptuar strukturat hapësinore dhe për të kuptuar gjithë grupin në mënyrë që të mirëfunksionojnë.
Kjo lëvizje aerodinamike në formë ”V-je”, bën që ata me lëvizjet harmonike të krahëve të tyre, të kenë më shumë nën kontroll hapësirën ku ata fluturojnë; – po, zogjtë e kanë të qartë që nëse bashkërendojnë veprimet, lëvizjet e krahëve, ata si komunitet munden të arrijnë më shpejt në destinacionin e tyre, shumë më shpejt se një shtegtar vetmitar.
Ashtu si zogjtë ”V”, edhe ne kur ndjejmë prezencën e të tjerëve që ecin krah nesh, mundemi të arrijmë thuajse gjithçka.
Duke mësuar nga njëri-tjetri, duke mbështetur njëri-tjetrin, ne të gjithë mund të ndihemi shumë më të fuqishëm për të guxuar për të ”fluturuar” në hapësirat e paeksploruara, për të ndërmarrë sfida që ndoshta na frikësojnë, për të hedhur hapa që ndoshta na tmerrojnë.
Vetëm së bashku ne mund të ndjejmë forcën dhe kurajon që na japin të tjerët që ecin bashkë me ne, ose krah nesh, sepse shpesh vetëm thejsht prezenca e tyre, na jep krahë, shpresë, forcë, na mbush me optimizëm gjatë udhëtimit të jetës.
Kur jeta na jep ”dhurata” të padëshiruara, janë krahët dhe hapësira që na krijojnë familjarët dhe miqtë që na ndihmon, dhe që një ditë ndihmon edhe ata, kur kanë nevojë.
Kur kemi këta krahë dhe hapësirë, kur edhe vetë ofrojmë këta krahë dhe hapësirë edhe jeta jonë merr kuptim, se ne ”fluturojmë” për një qëllim.
Kur kemi këta krahë dhe hapësirë, edhe dita jonë kalon si një fllad i lehtë pranveror, sepse edhe nëse gjatë fluturimit herë pas here nuk mundemi të ”fluturojmë”, ne thjesht mund të kthehemi për ndihmë.
Po, ne së bashku mundemi të lëvizim më shpejt, sidomos kur si ekip, si grup kemi njohuritë e duhura.
Do doje edhe ti të ishe pjesë e një grupi të tillë?
Do doje që së bashku të mësonit gjëra të reja në mënyrë që fluturimi yt drejt hapësirës të bëhej më i lehtë?
Atëhere mos hezito, bëhu pjesë e grupit fantastik, ju së bashku forconi krahët për të fluturuar drejt hapësirave të ëndërrave tuaja.
Je gati?
Edhe 40 ditë na ndajnë!
Ke pyetje?
Më shkruaj: [email protected]
Të ftoj të marrësh një vendim për fluturim.
Mos prit gjatë.
Dëgjo veten, dëgjo zërin tënd të brendshëm.
Mos hezito.
Merr një vendim sot, TANI dhe KËTU, dhe fillo me hapin e parë drejt jetës së re, fillo udhëtimin për realizimin e objektivave të tua.
Me ne fluturimin dhe rrugën e ke më të lehtë!
Për më shumë rreth përmbajtjes, KLIKO KËTU.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.