Çfarë kërkojnë të rinjtë në vendin e punës, por që nuk e marrin? - Business Magazine Albania

Çfarë kërkojnë të rinjtë në vendin e punës, por që nuk e marrin?


Çfarë nuk është shkruar rreth problemeve të të rinjve në punë, për t’i bërë ata më produktivë. Thuhet se ata kërkojnë marrëveshje pune që t’i emocionojnë, një shans për të ndryshuar botën, mundësinë për të bërë një ndryshim etj.

E vërtetë, por çfarë duan vërtet të rinjtë në vendin e punës…më shumë se çdo gjë tjetër?

Sipas një studimi më të fundit të udhëhequr nga Oxford Economics (një firmë kërkimi partnere me Universitetin e Oksfordit), ajo çfarë duan ekzaktësisht milenialët në punë është pikërisht ajo çfarë kërkojnë edhe punonjësit e tjerë: më pak zhurmë në vendin e punës.

Studimi u kërkoi pjesëmarrësve (milenialëve dhe të ngjashmëve të tyre) të rendisnin gjërat më të rëndësishme që konsideronin ata në punë.

Më shumë se dy e treta renditën “aftësinë për t’u fokusuar dhe për të punuar pa ndërprerje” si një nga tre shqetësimet kryesore. 7 % e tyre renditën komoditetin (ushqim falas ose të subvencionuar, përkujdesje në vendin e punës etj.) si të rëndësishme.

Milenialët (të cilët përbëjnë deri në gjysmën e pjesëmarrësve të stafit jo-menaxhues) “kanë më shumë gjasa që të shpërqëndrohen nga zhurmat në punë, dhe më në përgjithësi janë më të bezdisur nga zhurmat e ambjentit në zyrë.” Më fjalë të tjera, “zyra e hapur” me zhurmat e të gjithë të tjerëve dhe shpërqëndrimin i bën punonjësit (në përgjithësi) jo produktivë, duke dhënë një ndikim negativ në punonjësit më të rinj në moshë, që janë milenialët.

Atëherë, ngrihen pyetjet: 1) meqënëse punonjësit i urrejnë ato, përse kompanitë vazhdojnë të ndërtojnë plane zyrash të hapura? dhe 2) pse nuk po i transformojnë kompanitë këto mjedise, kur duket qartazi se i bëjnë punonjësit më pak produktivë?

Përgjigjia është e thjeshtë: besim i verbër në vlerën e “bashkëpunimit”.

Për hir të besimit të verbër në “religjionin” e bashkëpunimit, sot, dendja e njerëzve bashkë në një zyrë të vogël dhe të zhurmshme konsiderohet mënyra më e mirë për t’i bërë ata bashku në punë efektive.

Padyshim që nuk ka kuptim. Studime të shumta shkencore kanë treguar se zyrat e hapura janë një katastrofë produktiviteti, duke u kushtuar atyre më shumë para, se sa ajo që kursejnë në zyra.

Përsa i përket “bashkëpunimit”, zyrat e hapura i detyrojnë njerëzit të krijojnë më shumë barriera mendore kundër të tjerëve. “Është vështirë të bashkëpunosh me dikë, i cili është ka një dëshirë të dëshpëruar të të shmangë,” thekson Edward Con, një nga drejtuesit e studimit.

“Nëse barrierat e mira bëjnë fqinjë të mirë, përse i dashurojnë drejtuesit zyrat e hapura?” shton Adrianna Gregory, një tjetër drejtuese e kërkimit. “Lidershipi tenton të nënvlerësojë ndikimet negative të zhurmave të ambjentit.”

Në fakt, është lidershipi problemi i vërtetë.

Përderia drejtuesit (të lindurit e viteve ’60 zakonisht) zakonisht preferojnë zyrat e hapura, ata nuk e shikojnë zhurmën si një problem. Në fakt, ata mendojnë se zhurma e pafund në zyrë është shenjë e “bashkëpunimit”.

Dhe së fundmi, drejtuesit që nuk ia kanë idenë rreth kësaj gjëje një ditë do të dalin në pension, duke i marrë “me vete” zyrat e tyre të hapura. Deri atëherë, gjithsesi, është në dorën e gjithësecilit ta ulë nivelin e zhurmës për ta bërë të menaxhueshme.

Dhe nuk është habi fakti se milenialët janë duke drejtuar rrugën.

Sipas studimit të Oksfordit, milenialët “ka më shumë gjasa të dëgjojnë muzikë ose të lënë tavolinat e tyre të punës, për të shmangur zhurmën, dhe për të thënë se bllokimi i shpërqëndrimeve rrit produktivitetin dhe përmirëson humorin.”

Rekomandim: bëjeni politikë të hapur në vendin e punës 1) lejimin e kufjeve apo të tapave të veshit 2) dhe trajtojini punonjësit që përdorin kufjet apo tapat e veshit si të “zënë” dhe që nuk duan që dikush t’i ndërpresë. Nën këtë politikë, nëse kërkon të komunikosh me një punonjës që ka kufje në vesh, dërgoji atij një email, një mesazh në telefon. Në thelb, të gjithë kemi mundësinë të krikojmë zyrën tonë virtuale private.

Rregulli “mos mё ndërprit” është shumë i rëndësishëm sepse, pa të, njerëzve që mbajnë kufje në vesh, do t’u tërhiqet vëmendja për të dëgjuar se çfarë thotë tjetri. Kjo mënyrë mund të jetë më e thjeshta për të rritur produktivitetin dhe nivelin e kënaqësisë në punë. Sidomos atë të milenialëve.

milenialët*-të rinjtë

 

/Shkruar nga Geoffrey James dhe publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0