Tik Tok mund të ketë pushtuar botën kur bëhet fjalë për ndarjen e videos, por tashmë ka një rival – dhe quhet Triller. Shërbimi ka ekzistuar prej kohësh, por ka tërhequr vëmendjen në javët e fundit pasi të tjerë si Tom Malone i Gogglebox dhe Charlie D’Amelio i TikTok u bashkuan me shërbimin.
Çfarë është Triller?
Triller është një media sociale dhe platformë për ndarjen e momenteve argëtuese, e cila ekziston që nga viti 2015. Sidoqoftë, aktualisht po bëhet shumë popullor, pasi ka kryesuar në listat e App Store në 50 vende javët e fundit. Aplikacioni që përdor Artificial Intelligence, i lejon njerëzit të regjistrojnë momente të ndryshme dhe ka aftësinë t`i përshtatë videot për të nxjerrë momentet më të mira e për t`i publikuar më pas.

Cili është ndryshimi midis Triller dhe Tik Tok?
Megjithëse të dy aplikacionet ndajnë ngjashmëri – por ka disa ndryshime të dukshme. Për fillestarët, përdoruesit e TikTok mund të krijojnë vetëm 15 klipe – ndërsa ata që përdorin Triller mund të bëjnë një ‘video muzikore’ të plotë. Triller lejon përzgjedhjen e këngëve edhe nga Apple Music dhe Spotify si dhe Triller i redakton vetë videot.
LEXO: Instagram prezanton kopjen e Tik Tok
Aplikacioni duket të jetë më i prirur për të punuar me industrinë e muzikës – me algoritmin e tij që drejtohet drejt llogarive të artistëve kur u tregon përdoruesve të saj video të reja, ndryshe nga TikTok që i bazon videot e saj në atë që ndodh në kohë reale.
Cilët vipa janë në Triller?
Aplikacioni ka mbi 50 milionë përdorues dhe më të njohurit në të janë: Justin Bieber, Rita Ora, Kevin Hart. Kurse si investorë ka disa nga këngëtarët e njohur si Eminem, Snoop Dogg dhe Lil Wayne.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto