Çfarë është sipërmarrja?

Çfarë është sipërmarrja?


Sipas një përkufizimi, sipërmarrja është proçesi i krijimit të vlerës duke kombinuar burimet për të zbuluar dhe shfrytëzuar mundësitë. Zbulimi i mundësive është çelësi kryesor i sipërmarrjes. Përkufizimet e sipërmarrjes kanë në themel të tyre elementin e krijimit. Kur dëgjojmë fjalën sipërmarrje gjithmonë na vjen në mendje se diçka e re është ndërtuar. Sipërmarrja mund të jetë një biznes ose një organizatë që i shërben një qëllimi të caktuar. Zakonisht organizatat janë jofitimprurëse dhe konsiderohen si biznese sociale, ndërsa bizneset marrin formën e një kompanie. Përfitimi financiar karakterizon një biznes, ndërsa  organizatat jo fitimprurëse  kanë qëllime përtej fitimive. Arsyeja pse ne kemi çdo ditë rritje të numrit të sipërmarrjeve është se prapa tyre, qëndrojnë disa motivime. Çfarë i shtyn njerëzit të bëhen sipërmarrës?

Paraja

Një nga motivimet për t’u bërë sipërmarrës është paraja. Ne e dimë që njerëzit më të pasur zakonisht janë sipërmarrësit. Gjithsesi nuk duhet harruar fakti që ekziston risku, që të ardhurat nga një sipërmarrje mund të jenë më të vogla se sa ndonjë një karrierë tjetër.

Liria

Nëpërmjet sipërmarrjes, njerëzit duan të bëjnë diçka tjetër nga ajo që ofron tregu. Sipërmarrja ofron një rrugë të mirë, për të realizuar diçka që ju intereson vërtet. Me liri nuk nënkuptohet që ju të flini sa të doni dhe se sipërmarrja është një rrugë e lehtë për t’u ndjekur. Liria  ju jep mundësi të zgjidhni vetë çfarë doni të bëni.

Pavarësia

N.q.s  keni sipërmarrjen tuaj, kjo s’do të thotë që nuk do të keni shef tek koka. Shefi juaj nuk do të jetë më ai tradicional, por do të jenë partnerët dhe klientët tuaj. Pavarësia dhe liria janë motivë të rëndësishëm që njerezit  zgjedhin rrugën e sipërmarrjes.

Krijmtaria

Të ndërtosh diçka nga e para, kërkon që ju të jeni krijues. Elementi i kreativitetit  është i lidhur ngushtë me të qenit sipërmarrës. Sipërmarrja është ndër fushat që lejon më shumë krijmtari në proçesin e punës suaj.

Ndihma

Nëpërmjet sipërmarrjes mund të ndihmosh të zhvillosh komunitetit ku jeton. Zgjidhja që keni dhënë për një problem  nëpërmjet produktit që ofroni në treg ndihmon drejtpërdrejt klientët tuaj. Një mundësi që ofron sipërmarrja është biznesi social. Nëpërmjet biznesit tuaj ju mund të luftoni papunësinë, varfërinë, injorancën dhe sëmundjet.

Këto janë disa nga cilësitë kryesore që i motivojnë njerëzit që të bëhen sipërmarrës. Kush prej nesh nuk do të donte të ishte i pasur, i lirë, i pavarur, krijues dhe ndihmës i komunitetit. Pyetja qëndron: Pse numri i sipërmarrësve është kaq i vogël në shoqërinë tonë. Sipas statistikave, në shtetin më të fuqishëm në botë, Amerikën, vetëm 4% e popullsisë janë sipërmarrës. Ky numër është i vogël, sepse të qenit sipërmarrës  ka risqe të mëdha. Ekziston risku i dështimit, humbjes së kohës, parave dhe pozitës suaj shoqërore. Gjithashtu kostoja oportune është gjithmonë në lojë. Ju mund të gjeni një punë me të ardhura të mira.

A do të donit akoma të bëheshit sipërmarrës? Për më tepër ju mund të shkruani mendimet tuaja  në blogun tonë  Business Magazine  rreth biznesit shqiptar dhe mënyrave se si mund ta kthejmë Shqipërinë tonë në një vend sipërmarrës.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0