Çfarë është anticikloni i Azores? - Business Magazine Albania

Çfarë është anticikloni i Azores?

Anticikloni i Azores, i cili prek klimën e pjesës më të madhe të Evropës dhe të gjithë Mesdheut, po përkeqësohet. Prandaj Spanja dhe Portugalia po përjetojnë thatësirën më të keqe të mijëvjeçarit.

Sa herë që vjen vera dhe për rrjedhojë vapa e madhe, ditët tona ndryshojnë dhe shpesh here përkeqësohen, por që ne normalisht i injorojmë për pjesën tjetër të vitit. Një prej tyre është “anticikloni i Azores”, ajo zonë gjysmë e përhershme me presion të lartë që gjendet në Oqeanin Atlantik dhe që ndikon në klimën e pjesës më të madhe të Evropës dhe të gjithë Mesdheut.

Çfarë është anticikloni i Azores?

Burimi i të gjitha vuajtjeve tona të verës, anticikloni i Azores po përkeqësohet: kjo të paktën mbështet një studim të ri të botuar në Nature Geoscience, i cili analizon evolucionin e anticiklonit gjatë mijëvjeçarëve të fundit dhe tregon se në 200 vitet e fundit ai është zgjeruar në ritëm më të lartë se ai i 1000 paraardhësve. Ky “shpërthim” është arsyeja pse disa zona të Evropës, veçanërisht Spanja dhe Portugalia, po përjetojnë thatësirën më të keqe në historinë e tyre.

Spanja dhe Portugalia janë dy vendet evropiane që më së shumti po vuajnë pasojat e zgjerimit të anticiklonit të Azores: në mesin e shumë parashikimeve që janë bërë për këto dy vende, njëri thotë se deri në vitin 2050 sipërfaqja e gadishullit Iberik e përshtatshme për rritjen e rrushit do të reduktohet nga 25 deri në 100% (që do të thotë se për tridhjetë vjet nga tani në Spanjë dhe Portugali mund të bëhet e pamundur të prodhohet verë), ndërsa një tjetër parashikon një kolaps prej 30% të prodhimit të ullirit në Spanjën jugore.

Spanja dhe Portugalia emergjente. Për të kuptuar arsyen e kësaj thatësire të zgjatur, ekipi në Institutin Oqeanografik Woods Hole ndërtoi një model klimatik që simuloi 1200 vitet e fundit të jetës së anticiklonit të Azores, duke zbuluar se në 200 vitet e fundit zona e presionit të lartë është rritur me një ritëm më të lartë se ai i mijëvjeçarëve të mëparshëm, dhe se në veçanti shekulli i njëzetë pa një përshpejtim edhe më vendimtar.

Është evidente lidhja me shtimin e gazeve serrë në atmosferë për shkak të aktiviteteve njerëzore. Për të zbuluar atë me thatësirën, ekipi analizoi një sërë stalaktitesh nga Portugalia, të cilët janë krijuar gjatë mijëvjeçarëve, kanë “regjistruar” norma reshjesh me kalimin e kohës.

Dimër i thatë, verë e thatë. Çuditërisht, analiza zbuloi se, që kur revolucioni industrial shpërtheu sasinë e gazeve serrë në atmosferë, zgjerimi i anticiklonit të Azores i ka bërë dimrat mesdhetarë më të thatë, një fenomen që ende nuk është ndalur, aq sa një rënie e mëtejshme në reshjet priten nga 10 deri në 20% deri në fund të shekullit. Në këtë periudhë, edhe anticikloni do të vazhdojë të zgjerohet, thonë autorët e studimit: nëse gjërat nuk ndryshojnë, le të presim dimër gjithnjë e më të thatë, verë gjithnjë e më të thatë dhe thatësirë gjithnjë e më të përhapur.

Focus.it

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0