Çfarë duhet të keni parasysh për Tatimin Mbi Të Ardhurat - Business Magazine Albania

Çfarë duhet të keni parasysh për Tatimin Mbi Të Ardhurat


Disa ndryshime për tatimin mbi të ardhura, në fuqi. Drejtoria e tatimeve, ka publikuar ndryshimet për sipërmarrjet

Norma tatimore e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi sipas nivelit të pagës bruto zbatohet sipas kategorive:

  • 0% për pagën mujore bruto deri 30,000 lekë;
  • 13% për pagën mujore bruto 30,001 – 150,000 lekë;
  • 23% për pagën mujore bruto mbi 150,000 lekë.

I nënshtrohen Tatimit në Burim edhe:

  • Të ardhurat e një personi jorezident, të përftuara si rezultat i shërbimeve të kryera për një person rezident. Për këto të ardhura, rezidenti që përfiton shërbimin, do të mbajë
  • Tatimin në Burim nga pagesat që do të bëjë për jorezidentin.
  • Të ardhurat e përfituara nga shumat bruto të pagesave për shërbimet e konsulencës. Të gjithë personat rezidentë në Republikën e Shqipërisë, organet e qeverisjes qendrore e vendore, Organizatat Jofitimprurëse dhe çdo subjekt tjetër, i njohur nga legjislacioni në fuqi, janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim për këto pagesa.

Tatimit mbi Fitimin i nënshtrohet edhe:

Çdo person jorezident, i cili nuk është i regjistruar sipas legjislacionit shqiptar dhe nuk i nënshtrohet Tatimit mbi të Ardhurat. Për përmbushjen e këtij detyrimi, personat jorezidentë do të plotësojnë deklaratën e veçantë të të ardhurave të tatueshme, e cila duhet dorëzuar brenda datës 31 mars të vitit pasues dhe paguajnë tatimin në kohën e dorëzimit.

Për efekt të llogaritjes së rezultatit të vitit fiskal:

Do të konsiderohen shpenzime të panjohura, shpenzimet për dieta që tejkalojnë 50% të fondit të pagës bruto vjetore.

Për Tatimin mbi Dividentin:

Tatimi mbi Dividentin do të aplikohet në shkallën tatimore 8%. Për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, kjo shkallë zbatohet me kushtin që:

  • tatimi që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019;
  • tatimi për dividentin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019.
  • Nëse nuk zbatohen kushtet e mësipërme tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividetin.

Për borxhin e keq (provizionet):

Në rast se pasuria e luajtshme ose e paluajtshme që siguron kredinë, ekzekutohet përpara afateve të përcaktuara në ligj për fshirjen e borxhit të keq, provizionet e mëparshme bankare, të njohura si shpenzime të zbritshme, do të vazhdojnë të njihen si të tilla.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0