Në fund vendimi është totalisht i joti, nëse do t’i zgjasësh dorën dhe ta ndihmosh këtë person. Dhe nëse zgjedh rrugën e Samaritan-it të mirë, është e rëndësishme të kesh parasysh disa rregulla:
1. Merr parasysh kë je duke ndihmuar
Nëse është vëllai jot ai që ka nevojë për një borxh të vogël dhe ti e di mirë se ai do t’i kthej ato para në kohë, sigurisht që ti nuk ke pse të mendohesh gjatë. Por nëse bëhet fjalë për kushuririn tënd harrkat “Tonin” që gjithmonë e ka patur xhepin plot për të qerasur miqtë e tij nëpër bare thjesht për të rënë në sy, në këtë rast duhet ta flini mendjen.
Nëse dikush i cili nuk është shumë korrekt iu kërkon para, ose ndihmojeni duke mos pritur që një ditë ai t’iu kthej paratë ose thjesht i thoni jo.
2. Mos ki frikë të thuash “Jo”
Ti nuk je i detyruar ti japësh para askujt – përveç qeverisë dhe dhe qeramarrësit kuptohet sigurisht – as një monedhë nga paratë e tua të fituara me djersë. Nëse nuk të pëlqen t’i huazosh para qoftë një miku apo një familjari, thjesht thuaj jo. Ata do ta kuptojnë. Ose ndoshta nuk do ta kuptojnë por ti të paktën do jesh më i qetë.
3. Huazo një shumë të cilën mund ta përballosh
Nëse ke para me thasë dhe nuk të bën përshtypje asnjë lloj borxhi atëherë jep sa të duash. Në rastin e kundërt, huazo aq sa mundesh pa bërë kompromis me situatën tënde financiare.
4. Mos prit të të bëjnë ndere në këmbim të borxhit
Nëse po e paguan këtë person në nevojë për të bër disa punë të vogla në shtëpi apo në zyrë, atëherë kjo është e pranueshme. Nuk ka asgjë të keqe të punosh për paratë që të duhen. Por nëse kjo nuk është pjesë e marrëveshjes mos prit që boxhliu të të vij në ndihmë për gjithçka. Kjo nuk është e drejtë – të ndihmosh të tjerët vetëm sepse ata të kanë dhënë para borxh – as kush nuk duhet shfrytëzuar për asnjë arsye.
5. Asnjëherë mos i qortoni këta persona për gjendjen e tyre financiare
Nëse ke vendosuar ta ndihmosh këtë person, mendimin që ke për situatën dhe aftësitë e tij mbaje për vete. Nuk ke pse ta qortosh këtë person për gjendjen në të cilën ndodhet vetëm që ti të ndihesh mirë me veten. Ti mund ta këshillosh për një zgjidhje të mundshme për problemet e tij financiare por jo duke e bërë të ndihet keq me veten.
6. Mos gërmo në kursimet e tua
Nëse nuk e përballon dot borxhin nga të ardhurat e tua të disponueshme, nuk e përballon dot. Kursimet e tua janë kursimet e tua – qofët për një situatë emergjente, një investim të ri apo çfarëdolloj gjëje tjetër që ty mund të të nevojitet. Ato janë para për të cilat ti ke punuar fort por ti mbledhur dhe nuk duhet të lësh askënd tjetër të t’i marr. Më shumë finesë ti mund t’ia shpjegosh këtë gjë dhe ta mbyllësh çështjen e borxhit.
7. Përgatitu për më të keqen
Kur i jep para të afërmve apo miqve asnjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç i kishe menduar, prandaj të nevojitet një paln B.
“Mendo skenarin e rastit më të keq dhe bëj një plan për zgjidhjen me të cilën do të jeni dakort të dyja palët,” sugjeron eksperti financiar Chantel Chapman. “Gjërat mund të bëhen të çuditshme kur vjen puna te paratë, kështu që të mendosh një plan se si do ta përballosh konfliktin nëse ai ndodh duke vepruar me gjakftohtësi, është pikërisht ajo që do ta ndihmojë këtë marrdhënie në të ardhmen.”
8. Ki kujdes! Mos u fut dhe ti në borxhe
Ku është qëllimi kur ti i jep borxh dikujt ndërkohë që cënon integritetin tënd financiar? Përgjigja është që mjerimi ka nevojë për shoqëri, dhe i mjerë do të jesh dhe ti nëse lejon dikë të të pijë gjakun me kërkesën e borxhit të tij. Problemet e tij nuk janë problemet e tua dhe nuk është përgjegjësia jote t’i rregullosh ato.
Nëse ti rrezikon të futen vet në borxhe duke iu huazuar të tjerëve para duhet të ndalosh menjëherë. Ata do të gjejnë një zgjidhje tjetër, lypësit gjithmonë e gjejnë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.