Çfarë duhet të dimë për Samsung Galaxy S8? - Business Magazine Albania

Çfarë duhet të dimë për Samsung Galaxy S8?


Telefoni i ardhshëm i Samsung Galaxy S8, do të mbërrijë shumë shpejt. Ne nuk mund ta shohim atë deri më 18 Prill të këtij viti, por sipas gjigandit korean të teknologjisë ja vlen që të prisni.

Por, çfarë karkteristikash të reja mund të presim nga S8?

Sipas burimeve ekrani i Samsung Galaxy S8 Edge ka rreth 806 piksel për inç, kështu që ai do të jetë tepër i mprehtë. Ekrani i tij gjithashtu do të jetë më i madh (5.7-inç), i lakuar dhe me rezolucion të lartë 4K Super AMOLED (3,840 x 2,160). Përsa i përket RAM-it, disa burime thonë se do të ketë 6GB RAM ndërsa të tjerë pohojnë 8GB. Sido që të jetë, do të jetë më shumë se 4GB i S7.

S8 mund të vijë me asistentin e vet, ndoshta të quajtur “Bixby”dhe do të karikohet nga Viv, asistenti i inteligjencës artificiale i blerë në Tetor nga Samsung. Interesante është se krijuesit e Viv janë të njëjtit njerëz që krijuan Siri-n para se ta shisnin atë për Apple. Gjithashtu Samsung Galaxy 8 do të jetë rezistent ndaj ujit dhe nuk do të ketë ‘folenë’ e kufjeve.

cfare-duhet-te-dime-per-samsung-galaxy-s8-business-mag

Çmimi i Samsung Galaxy S8 Edge do të jetë më i vogël se sa u mendua në fillim. Raportet e hershme pohuan se çmimi i Galaxy S8 Edge do të jetë rreth 1000 $ në SHBA, por përsëri, kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë.

Burimi: acp.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0